Çmimet e naftës shënojnë rritje

11/01/2017 9:50 AM 0 komente

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 7 cent, duke u tregtuar me 53.71 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 12 cent, duke u tregtuar me 50.94 dollarë për fuçi.

Një prej faktorëve kryesorë që çoi në rritjen e çmimeve të naftës është mbështetja e një prej eksportuesve më të mëdhenj të naftës në botë, Arabisë Saudite, e cila është shprehur se do të ndalojë eksportin në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Indinë dhe Malajzinë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz