Çmimet e naftës u rritën sërish mëngjesin e kësaj të enjteje.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rrit me 40 cent duke u tregtuar me 50.28 dollarë për fuçi, ndërsa të mërkurën ajo e mbylli në çmimin 49.88 dollarë për fuçi.
Edhe treguesite referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, shënuan një rritje rreth 43 cent duke u tregtuar me 49.56 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.