Çmimet e naftës ranë të enjten teksa inventarët rekord të naftës bruto të SHBA- në pikën e dorëzimit Cushing dhe shqetësimet rreth ngadalësimit ekonomik global rënduan mbi tregjet, dhe Goldman Sachs tha se çmimet do të vijojnë të ulëta dhe të paqëndrueshme deri në gjysmën e dytë të vitit.
Dhe bazuar në sinjalin se prodhuesit janë ende të gatshëm të pranojnë çmime të ulëta në qoftë se kjo u jep atyre pjesë të tregut, Iran ofroi për Azinë naftën e tij të papërpunuar me zbritje përkundër rivalit të tij, Arabisë Saudite.
Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë të naftës së papërpunuar evropiane, Brent tregtuan në 30.44 follarë për fuci, me një rënie 40 cent.
Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë të naftës së papërpunuar amerikane, ËTI ishin në 26.88 dollarë për fuçi, 57 cent më ulët dhe jo shumë larg shifrës 26.19 dollarë për fuçi që arriti brenda ditës nivelin më të ulët në janar dhe që përfaqësonte shifrën më të ulët që nga viti 2003.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.