Çmimet e naftës së papërpunuar ndryshuan me shumë vështirësi të martën teksa tregtarët parashikuan prodhim të vazhdueshëm të lartë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) përpara mbledhjes së saj në fund të javës.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI ishte në 41.93 dollarë për fuçi të martën, 28 cent më lart, por ende shumë ulët se 10 për qind që nga fillimi i nëntorit.
Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë të naftës së papërpunuar evropiane, Brent ishin në 44.77 dollarë për fuçi, 16 cent më lartë.
Takimi i politikës së OPEC-ut të premten nuk pritet të ndryshojë strategjinë e organizatës, miratuar vitin e kaluar, rreth pompimit të fuqishëm të naftës për të mbrojtur pjesën e tregut përkundër shpuesve të shistit argjilor dhe prodhuesve të tjerë.
ËTI gjason të bjerë në 40 dollarë për fuçi në javët e ardhshme në qoftë se rezervat e naftës së papërpunuar nuk bien në përputhje me modelet sezonale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.