Lufta mes prodhuesve më të mëdhenj të naftës mbi reduktimin e furnizimit mund të çojë në çmime akoma më të ulta, siç pati me parë tregtimi i naftës.
Gjatë katër muajve të fundit, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm për shkak të ngadalësimit të ekonomive më të mëdha të botës, që përkthehet në kërkesë më të ulët. Në sesionin e së enjtes, nafta Bruto amerikane ra poshtë 80 dollarëve për fuçi, për herë të parë që nga qershori i vitit 2012, për tu ngjitur sërish në rreth 82 dollarë të premten.
Ndërsa nafta Brent e Londrës kuotohet në 86 dollarë për fuçi nga 116 dollarë që ishte në qershor. Analistët besojnë se rënia e çmimeve është ndikuar edhe nga rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit.
Industria e gazit dhe naftës në SHBA ka lulëzuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa këtë vit Shtetet e Bashkuara po konkurrojnë edhe vendet më të mëdha eksportuese të naftës, si Arabia Saudite.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.