Zvicra po paguan çmimin se ka lënë ‘të kërcejë’ normën e saj të këmbimit.
Tre muaj që kur hoqi ‘tavanin’ mbi frangën, vendi po vuan nga rënia e saj më e mëdhe në prodhim që prej krizës financiare të viteve 2008-2009 teksa eksportet po bien, sipas një sondazhi të ekonomistëve.
Produkti i brendshëm bruto zvicerian është tkurrur 0.1 për qind në tre muajt e parë të vitit dhe do të tkurret një tjetër shifrë prej 0.2 për qind në tremujorin aktual, sipas një sondazhi të 12 ekonomistëve nga Bloomberg. Ky do të ishte recesioni i parë në më shumë se pesë vjet.
Vrulli ekonomik ka marrë një goditje për shkak të rritjes prej 17 për qind të frangës ndaj euros që nga 15 janari kur Banka Kombëtare e Zvicrës eleminoi kufirin e saj mbi monedhën, duke dëmtuar eksportuesit.