Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, i cili tani luan me klubin e Juventusit, pranoi se ka kryer mashtrim fiskal (4 shkelje tatimore) gjatë kohës kur luante për Real Madridin dhe ra dakord të paguajë një gjobë prej 18,8 milionë eurosh pas arritjes së një marrëveshje me prokurorët dhe autoritetet tatimore, duke shmangur dënimin me 23 muaj burg.
Në vitin 2017, prokurori rajonal i Madridit pretendoi që lojtari kishte përdorur një “shell company” në ishujt Virgjin “për të krijuar një skemë për të fshehur të gjithë ardhurat nga autoritetet tatimore spanjolle”
Ronaldo, 33 vjeç, tha se nuk kishte deklaruar “me dashje” 28,4 milionë euro fitime që lidheshin me të drejtat e imazhit dhe kishte deklaruar 11,5 milionë euro të ardhura, kur fitimet e tij ishin rreth 43 milionë euro.
Prokurori pretendoi edhe që të ardhurat false të futbollistit të deklaruara si të ardhura që vijnë nga pasuri të patundshme kanë reduktuar ndjeshëm normën tatimore.
Ronaldo mbërriti sot në mëngjes në Gjykatën në Madrid, i shoqëruar nga e fejuara e tij, Georgina Rodríguez. Seanca u zhvillua 6 muaj pasi sulmuesi portugez arriti një marrëveshje për të paguar një gjobë rreth 19 milionë euro, duke shmangur në këtë mënyrë dënimin me burg.
“Todo perfecto” (gjithçka shkoi mirë) komentoi futbollisti pasi doli nga gjykata.
Burimi: The Guardian