Credit Suisse Group AG (CSGN) njoftoi humbjen më të madhe tremujore që nga viti 2008, pasi pagoi 2.6 miliard dollarë penalitet nga hetimi tatimor i SHBA dhe tha se do të ‘emetojë’ biznesin e saj të mallrave teksa ka riorganizuar bankën e investimeve.
Humbja neto e bankës në tremujorin e dytë ka qenë 700 milionë franga zvicerane (779 milion dollarë), krahasuar me një fitim prej 1.05 miliardë franga një vit më parë, deklaroi kompania me bazë në Zürich. Vlerësimi mesatar i tetë analistëve të anketuar nga Bloomberg parashikon një humbje neto prej 691 milion franga.
Kryeshefi ekzekutiv Brady Dougan po raporton një humbje të dytë tremujore në më pak se një vit teksa Credit Suisse po përballet me hetimet rregullative.