Brenda muajit dhjetor, Ministria e Transporteve, do të marrë masat për çregjistrimin e rreth 90 mijë mjeteve që nuk kanë kryer asnjë veprim gjatë dhjetë viteve të fundit. Nxjerrja përfundimtare nga sistemi i këtyre mjeteve është përcaktuar në planin e masave kundër informalitetit në fushën e transporteve të bërë publik nga Ministria e Transporteve, gjë që do të kryhet deri në fund të vitit.
“Çregjistrim i përhershëm i mjeteve të regjistruara, që nuk kanë kryer asnjë veprim për një periudhë prej më shumë se 10 vjet (rreth 90 000 mjete)”, thekson Ministria në planin e masave.
Po brenda dhjetorit, Ministria parashikon në planveprim edhe përgatitjen e një drafti ligjor i cili u jep mundësinë pronarëve të këtyre mjeteve të kryejnë çregjistrimin, i cili në rast të kundërt do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. “Ligj për pastrimin e detyrimeve debitore. Personat e interesuar të kenë të drejtën deri në 3 muaj, në të kundërt veprimin e çregjistrimit e kryen DPSHTRR”, thekson Ministria.
/ shqiptarja.com
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.