Kompania britanike, Crown Agents, që do të asistojë doganat shqiptare ka nisur tashmë punën. Crown Agents do të ketë 8 skuadra operacionale me bazë në terminalin e doganave të Tiranës dhe në total 11 këshilltarë që janë atje për të implementuar punën e skuadrave operative. Në çdo skuadër ka punonjës të doganave shqiptare dhe këshilltarë të Crown agents që janë trajnuar në dy javë e gjysëm dhe janë përzgjedhur në bashkëpunim me doganat.
“Këtë javë ata po shkojne në veri, jug, lindje, perëndim. Ata janë të vendosur në bazë të një plani afatmesëm operacional që synon mbulimin e të gjitha zonave gjeografike dhe fushave të biznesit. Synojmë të testojmë rrezikun. Ky plan operacional është shumë fleksibël. Edhe pse kanë vetëm pak ditë në terren, plani për javën tjetër është përmirësuar në bazë të atyre që kanë parë në terren”, -thotë Drejtori i Programit, Crown Agents në Shqiperi, David Smith.
Grupet do të funksionjnë pak a shumë si grupet e antikontrabandë dhe do të punojnë në të gjitha pikat doganore.
“Rritja e të ardhurave është thelbi i kontratës me qeverinë”, tha z.Smith.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.