Shoqata Kineze e Biznesit të Evropës Juglindore (CSEBA) ka konfirmuar për EX-YU Aviaction Neës se po hyn në faëzn përfundimtare të bisedimeve me partnerët e tij të biznesit për lancimin e fluturimeve çarter midis Kroacisë dhe Kinës. Sipas planeve të mëparshme nga Shoqata e Biznesit, fluturimet çarter pritet të lidhin Zagrebin me Pekinin, Shangain dhe Chongqing përpara lancimit të shërbimeve të planifikuara gjatë verës së vitit 2015.
Brenda disa javëve të ardhshme bisedimet do të finalizohen në Zagreb mes CSEBA dhe mbështetësve të tij kinez, thotë shoqata, pas së cilës ajo do të njoftojë planet e saj, me shumë të ngjarë deri në fund të muajit. Fluturimet çarter do të kujdesen kryesisht për turistët kineze. Tregjet e largëta zotërojnë një potencial të madh për industrinë e turizmit të Kroacisë teksa numri i udhëtarëve kineze që vizitojnë vendin është përballur me rritje dushifrore gjatë disa viteve të fundit.