Edhe pse jashtë kuote për sa i përket përmasave – është e gjatë të paktën 40 cm më tepër se të tjerat – nuk mundeshim të mos e fusnim Sandero-n në këtë përballje midis modeleve me çmim rreth 10.000 euro: faktikisht, natyra loë cost bën pjesë në trashëgiminë gjenetike të Sandero-s. Edhe në konfigurimin Stepëay, i cili është i pajisur me një karakter më origjinal dhe më të orientuar drejt përdorimit në kohën e lirë. Ndër të tjera, pas ristilizimit të fundit, vetura franko-rumune është bërë një makinë pa komplekse dhe që nuk i trembet më përballjeve. Brenda kofanos, për shembull, ka motorin modern me tre cilindra turbobenzinë të Renault, i cili mbase nuk arrin nivelin e Ecoboost, por shaqet në të njëjtën mënyrë i gatshëm dhe i këndshëm deri në regjimet e ulëta. Timoni me asistencë elektrike mbetet disi artificial në sjellje dhe nuk është në gjendje të përballojë një stil drejtimi sportiv, por sigurisht ky aspekt është dytësor tek një makinë thelbësore si kjo. Hapa të mëdha përpara janë realizuar edhe brenda në kabinë. Kroskoti është ndërtuar me materiale më të buta dhe cilësore dhe tani merr një vlerë më të lartë falë ekranit touch prej 7″ dhe sistemit multimedial, që ndër të tjera është tepër intuitiv dhe i lehtë në përdorim. Sigurisht, duke i shqyrtuar më tej detajet, mund të shfaqet ndonjë kursim i tepërt. Për shembull, komandat e xhamave të pasmë gjenden në tunelin qendror, në mënyrë që të mund të arrihen si nga ata që udhëtojnë para ashtu edhe ata prapa. Nuk është komode, por ambientohesh.
ANË POZITIVE
Hapësira në bord. Hapësira është për një kategori më të lartë se utilitaret
Komforti. I përballon më së miri parregullsitë e rrugës.
ANË NEGATIVE
Konsumi. Krahasuar me tre cilindrat me aspirim, është më pak kursimtar.
Detajet. Ka akoma vend për përmirësime.
TË DHËNA TEKNIKE
Motori
Cilindrata 898 cm3
3 cilindra turbo
Fuqia maksimale 66 kW (90 kf) në 5.250 xhiro/min
Momenti përdredhës maksimal 135 Nm në 3.000 xhiro/min
Transmisioni
Rrota aktive para
Kambio manuale me 5 marshe
Dimensionet dhe pesha
Gjat. 408 cm – Gjer. 173 cm – Lart. 162 cm
Pesha 1.139 kg
BAGAZHI
Përmasat në centimetra
KAPACITETI I PËRGJITHSHËM (litra) 349 NGA TË CILAT POSHTË DYSHEMESË (litra) –
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.