Për vitin 2014 sektori i turizmit ka shënuar rritjen më të madhe në ekonominë shqiptare. Sipas zv.ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit Alfred Dalipi, një ndër faktorët e kësaj rritje janë udhërrëfyesit dhe puna e agjencive turistike. Sipas Dalipit, të rëndësishme për turistët janë kushtet dhe mundësitë që u ofrohen.
“Pikërisht Ministria e Zhvillimit Urban është fokusuar që në fillimet e saj në standardet e turizmit është fokusuar në formalizimin e të gjitha strukturave të akomodimit dhe te të gjitha shërbimeve turistike dhe në mënyrë të veçantë edhe për standardet që duhet të ketë shërbimi që ju ofroni, pra i udhërrëfyesit turistik”, tha zv/ministri Alfred Dalipi.
Ndërsa përfaqësuesi i shoqatës së gudiave turistike, foli për rëndësinë e këtyre të fundit në zhvillimin e turizmit.
“Të paktën vetëm nga suporti i kësaj radhe siç e shihni qoftë nga politika, qoftë nga bota ndërkombëtare, të paktën për këtë vit duhet të jetë i mbarë për ne guidat. Për ne është mjaftë e rëndësishme, të jemi të kujdesshëm dhe të investojmë ose të suportojmë pikërisht ato segmente që janë të qëndrueshme për turizmin”, tha Martin Mato.
Turizmi është një ndër sektorët prioritarë në Shqipëri, të cilit, sipas zv.ministrit Dalipi do t’i kushtohet mjaft rëndësi./ Shqiptarja.com
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.