Danimarkë, një shëtitje në të ardhmen

05/11/2018 4:36 PM 0 komente
Akuariumi i Kopenhagën

Nëse deri dje e keni nënvlerësuar ishullin Amager, pak larg nga zemra e qytetit, është koha të ndryshoni mendjen.

Këtu në Kopenhagën, në bashkëpunim me arkitektët, studentët dhe mendjet krijuese, po shkruhen disa faqe të së ardhmes urbanistike të Europës…

Le të bëjmë disa hapa…

 

 

Ørestad, një shok kulturor i këndshëm

Jeni ende të mrekulluar nga qendra historike e qytetit dhe nga ngjyrat e shtëpive të Nyhavn, por mjaft të përshkoni një prej urave në Sluseløbet për të mbërritur në një botë që duket se është projektuar nga planifikuesit urbanë të së ardhmes: dikush e konsideron atë udhëtim 10 minutash në metro (M1) në drejtim të Ørestad një shok kulturor.

Ørestad, Bella Sky Hotel, një ndertesë avangardë

Zona Ørestad shtrihet në një sipërfaqe rreth 310 hektarë, në ishullin Amager. Vlerësohet se në vitin 2020 këtu do të jetojnë 20 mijë persona, ndërkohë që 80 mijë të tjerë do ta “frekuentojnë” atë për të studiuar ose për të punuar. Ju mund të bëni blerje në qendrën tregtare më të madhe të Skandinavisë, Field’s.

Fasada futuristike e Ørestad Gymnasium

Në Ørestad Gymnasium që tani, 1 mijë nxënës ulen në bankat e gjimnazit. Disa projekte të komplekseve rezidenciale – me emra të çuditshëm si Bjerget (mal) apo Boligslangen (gjarpri i shtëpisë) – kanë fituar çmime prestigjioze.

Akuariumi më i madh në Europën e Veriut

Po flasim për Den Blå Planet, për të mos u humbur veçanërisht nga ata që udhëtojnë me fëmijët. Këtu ju presin 7 milionë litra ujë dhe 20 mijë specie kafshësh.

Një ndër atraksionet kryesore është tuneli i oqeanit, ku të mëdhenj e të vegjël mund të shohin me sytë e tyre peshkaqenët. Për të krijuar këtë strukturë me forma fantastike, arkitektët u frymëzuan nga një tornado. Vizita në akuarium nis në syrin e ciklonit.

Ish-kantieri detar i Refshaleøen

Kohërat e lavdishme të kantiereve detare të Burmeister & Wain kanë perënduar, por zona e Refshaleøen është gati për të jetuar një jetë të re. Kjo zonë e ishullit Amager ka qenë seli e një aktiviteti të rëndësishëm ndërtimi.

Kantieret e Refshaleøen në fund të shekullit 19, pikturë nga Carl Baagøe

Ata që e duan detin dhe anijet mund të shohin pamjet që portretizojnë anijet me vela, të rrethuar nga drita e Veriut.

Refshaleøen, gati për një jetë të re

Nëse parapëlqeni të jetoni erën e së tashmes, duhet të vini këtu dhe të hidhni sytë rreth e qark. Në vend të kantiereve do të shihni restorante e bare fantastikë.

Një kuriozitet: nëse shikoni me vëmendje, pikërisht përballë kantiereve, do të shihni siluetën e një vajze të bukur: është statuja kushtuar Sirenës së vogël të Andersenit.

Çlodhje në plazh

Amager-Strandpark

Nëse është një ditë me diell, hipni në metro për të shkuar në det, në Amager Strandpark – plazhi artificial thuajse 5 km i gjatë është vendi ideal për t’u çlodhur. Gjithsesi mos prisni temperaturat ideale – ndodheni në Øresund, mes Danimarkës dhe Suedisë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of