Dash Pro, kufjet wireless që mund të zëvendësojnë smartphone-t

18/05/2017 5:17 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Bragi Dahs

Përpara AirPods dhe kufjeve inteligjente in-ear, tregu u trondit nga kompania Bragi, e cila kishte prezantuar në platformën Kickstarter kufjet Dash, që mund të kryenin veprime të ndryshme përveçse dëgjimit të muzikës dhe thirrjeve telefonike.
Kufjet Dash nuk patën shumë sukses atëherë dhe tani kompania Bragi provon sërish me Dash Pro.

Sipas zhvilluesve, Dash Pro ka përmirësuar gjithë problemet e hasura në kufjet e mëparshme. Për momentin, në Kickstarter kufjet inteligjente kushtojnë rreth 320 euro.

Si funksionojnë kufjet Dash Pro

Dash Pro kanë bateri që zgjat pesë orë, dy herë më shumë se modeli paraardhës. Kanë një teknologji të re audio që ju lejon të dëgjoni në unison si muzikën edhe mjedisin që ju rrethon. Ndër të tjera është përmirësuar zëri hyrës për telefonatat.

Përkthim në kohë reale

Sistemi i ri operativ përfshin edhe dy karakteristika më shumë se futuristike, për të cilat kompania Bragi ka folur për vite të tëra. Bëhet fjalë për përkthimin në kohë reale, nëpërmjet një bashkëpunimi me aplikacionin iTranslate, dhe një ndërfaqjeje gjestuale që ju lejon të kontrolloni muzikën thjesht duke lëvizur kokën.

Shumë shpejt, kufjeve Dash Pro do t’u vijë në ndihmë asistenti personal i Amazon, Alexa, në mënyrë që të bëni veprime ose kërkime drejtpërdrejt nga kufjet. Me pak fjalë, kufjet wirelles po shndërrohen në një kompjuter për veshët.

Shpresojmë që kësaj here Bragi të ketë fat!

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz