Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin mbi Trafikimin e Personave për vitin 2017. Në këtë raport thuhet se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit. Megjithatë, theksohet në raport, po bën përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.
“Qeveria demonstroi përpjekje në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje duke ndjekur penalisht dhe dënuar më shumë trafikantë dhe duke përdorur për herë të parë “fondin e posaçëm” të saj për mbrojtjen e viktimave nga asetet e kapura prej trafikantëve”.
Më tej, DASH thotë se qeveria rriti financimin për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafikim (ZKKA) dhe rregullisht mblodhi aktorët e mekanizmit kombëtar të referimit dhe komitetit anti-trafikim. Megjithatë, qeveria nuk arriti të përmbushte standardet minimale në disa fusha kyçe.
Sa i përket policisë, në raport thuhet se ajo vazhdoi të pasqyronte të kuptuar të kufizuar të trafikimit njerëzor dhe dështoi në disa raste të identifikonte viktimat e trafikimit mes individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar apo si shërbëtorë shtëpie.
“Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për akte të jashtëligjshme kryer si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji përjashton viktimat nga ndëshkimi për krime të kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre”, thuhet më tej në raport./tvklan.al
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.