Është një treg i vështirë pune atje jashtë. Nuk ka dyshim për këtë.
Megjithatë ky nuk është një justifikim, për të rënë në depression gjatë punë kërkimit tuaj.
Është e kuptueshme që punë-kërkuesit janë frustruar nga muaj pa fund kërkimi për një punë dirskrete dhe që paguan mirë, ndërsa përkohsisht karriera e tyre ka ‘mbetur në vend numëro’ dhe janë grumbulluar fatura pa fund.
Kjo është realisht e qartë . Por qëndrimi juaj është një nga aspektet më të rëndësishme si të kërkimit tuaj të punës ashtu dhe nga konsideratat më të rëndësishme për punëdhënësit. Sigurohuni që qëndrimi të jetë I tillë që t’ju ndihmojë, në vend që t’ju dëmtojë.
Shpenzoni një fundjavë për të:
1.…gjetur një arsye pozitive se pse dëshironi të punoni në një fushë të veçantë.
- ..gjetur një arsye pozitive se pse dëshironi të punoni për një punëdhënës të caktuar ose llojin e punëdhënësit.
- …gjeni një arsye pozitive se pse dëshironi të punoni në një ambient ose qytet të vecantë.
Nëse shpjegimi i vetëm për të aplikuar është ‘Sepse kam nevojë për punë,’ mire pra, kjo nuk është përgjigja që kërkojnë punëdhënësit.
Mos harroni se punëdhënësit investojnë kohë, para, dhe burime të tjera në punësim. Ata i paguajnë detyrime rekrutuesit, paguajnë për të reklamën e punës, i kushtojnë kohë punonjësve për të vlerësuar kandidatët dhe trajnuar të rekrutuarit e rinj, etj. Pra, pse do humbiste kohë një punëdhënës për një kandidat i cili nuk është aspak entuziast dhe i informuar, në vend të një kandidati bindës dhe optimist?
A do të punësonit dikë që ndan një qëndrim me tuajin?
E pra, në qoftë se jo, atëherë as punëdhënësi nuk do e bënte dicka të tillë, dhe opinioni juaj i keq do të kthehet në një profeci vetë-përmbushëse.
Një gjueti e suksesshme e punës fillon duke shikuar në një pasqyrë reale dhe proverbiale. Qëndrimi-për mirë apo për keq-ndikon në kërkimin tuaj të punës që nga fillimi, duke ndikuar mënyrën se si ju ndërveproni me rrjetin tuaj, sa shpesh ju do të ndiqni kontaktet, aftësinë për tu prezantuar dhe letrat e referencës, nëse do ju kujtojnë (për mirë) në evente, nëse njerëzit dëshirojnë t’ju ndihmojnë ose të kalojnë kohë me ju apo janë të gatshëm për të ndërmarrë rrezikun për ta shfaqur emrin tuaj përkrah emrit të tyre në rrjetet e punës. Kjo ndikon në paraqitjen e CV-së suaj dhe mënyrën e intervitimit tuaj.
Me pak fjalë, qëndrimi juaj ndikon në gjithë procesin e gjuetisë së punës që nga fillimi.
Merrni përgjegjësinë e perspektivës suaj negative, përpara se perspektiva juaj negative të marrë përgjegjësinë për karrierën tuaj.