David Beckham thuhet se po organizon një ofertë të ‘majme’ parash që ta bindë Cristiano Ronaldon të jetë superstari i parë që nënshkruan në ekipin e tij të ri të futbollit Miami.
Ish mesfushori i LA Galaxy besohet të jetë në kërkim të një marrëveshje që do ia marrë Ronaldon Real Madrid-it në Major League Soccer brenda tre vjetëve.
Një burim i MLS tha për Thë Sun ‘Becks e kupton nevojën për një emër tepër të madh, në ekip, kur të vihet në lëvizje.
‘Dhe askush nuk është më i madh se Ronaldo – lojtari më i madh në botë.
‘Ronaldo e do Amerikën dhe gjithcka ajo ofron.
‘Nuk është sekret që ai ka menduar ta përfundojë karrierën e tij këtu, të jetojë këtu – kështu që një marrëveshje e tillë ka gjasa të jetë perfektja për të.
‘Ka ende një rrugë të gjatë përpara – ne jemi duke folur për vitin 2017 -. Por kjo tregon qartë ambiciet e ekskluzivitet të Beckham. ‘