Kryetari i UBS Group AG Axel Weber, në nisje të axhendës së takimeve në Davos, tha se banka zvicerane nuk do të tregtojë më bitcoin klientëve të shitjeve me pakicë, teksa rregullatorët vënë re një zhvlerësim në vlerë.
“Çmimi është vërtet i paqartë”, tha Weber në një intervistë të mërkurën me Bloomberg TV. “Kemi frikë se në të ardhmen nëse këto investime do të zbehet dhe tregu korrigjohet, atëherë investitorët do të shohin se kush na e shiti këtë”.
Një tjetër çështje që po diskutohet është Brexit. Martin Shanahan, kreu i agjencisë irlandeze në Mbretërinë e Bashkuar, është ende duke pritur për të parë se çfarë po kërkojnë nga Britania, shkruan Bloomberg.
“ Reforma e taksave në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë në vendndodhjet e kompanive të huaja, kur vendimet për daljen janë të afërta”, tha ai.