“America first” nuk do të thotë “America Alone”!

26/01/2018 3:12 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Presidenti Donald Trump ka sulmuar ashpër praktikat tregtare “grabitqare”, duke paralajmëruar partnerët tregtarë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se SHBA nuk do të tolerojë tregtinë e padrejtë.

Ai tha se këto praktika grabitqare po shtrembërojnë tregjet dhe SHBA “nuk do të bëjë një sy të verbër”.

Në fjalimin e tij ai bëri një qartësim të thënies së tij më popullore “Amerika First”, se kjo presupozon që jo vetëm çdo lider i çdo vendi të botës ka të drejtën të thotë “my country first”  dhe nuk është aspak në kundërshtim me qëllimin e konferencës, për të promovuar globalizimin dhe bashkëpunimin, pasi Presidenti tha se  ndonëse do te vendoste gjithmonë “America First”- “Amerkia e Para” kur të bëhej fjalë për tregti, kjo nuk do të thoshte “America Alone” – “Amerika e vetme”.

“SHBA është e hapur për biznes,” u tha ai udhëheqësve të financave në botë.

Trump vlerësoi arritjet ekonomike të vitit të tij të parë në detyrë, duke përfshirë shkurtimin e taksës korporative dhe uljen e normës së papunësisë, dhe tha se SHBA ishte më tërheqëse se kurrë për investimet e huaja.

“Unë jam këtu për të dhënë një mesazh të thjeshtë – nuk ka pasur ndonjëherë një kohë më të mirë për të punësuar, për të ndërtuar, për të investuar dhe për t’u rritur në Shtetet e Bashkuara. Amerika është e hapur për biznes dhe jemi sërish konkurrues”, tha ai.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz