Presidenti Donald Trump ka sulmuar ashpër praktikat tregtare “grabitqare”, duke paralajmëruar partnerët tregtarë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se SHBA nuk do të tolerojë tregtinë e padrejtë.
Ai tha se këto praktika grabitqare po shtrembërojnë tregjet dhe SHBA “nuk do të bëjë një sy të verbër”.
Në fjalimin e tij ai bëri një qartësim të thënies së tij më popullore “Amerika First”, se kjo presupozon që jo vetëm çdo lider i çdo vendi të botës ka të drejtën të thotë “my country first” dhe nuk është aspak në kundërshtim me qëllimin e konferencës, për të promovuar globalizimin dhe bashkëpunimin, pasi Presidenti tha se ndonëse do te vendoste gjithmonë “America First”- “Amerkia e Para” kur të bëhej fjalë për tregti, kjo nuk do të thoshte “America Alone” – “Amerika e vetme”.
“SHBA është e hapur për biznes,” u tha ai udhëheqësve të financave në botë.
Trump vlerësoi arritjet ekonomike të vitit të tij të parë në detyrë, duke përfshirë shkurtimin e taksës korporative dhe uljen e normës së papunësisë, dhe tha se SHBA ishte më tërheqëse se kurrë për investimet e huaja.
“Unë jam këtu për të dhënë një mesazh të thjeshtë – nuk ka pasur ndonjëherë një kohë më të mirë për të punësuar, për të ndërtuar, për të investuar dhe për t’u rritur në Shtetet e Bashkuara. Amerika është e hapur për biznes dhe jemi sërish konkurrues”, tha ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.