Debat në Komisionin e Ekonomisë për koncesionet; Problem maturimi dhe financimi

13/11/2017 5:50 PM 0 komente

Debat në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave hasi edhe diskutimi nëse Kontratat Koncensionare (PPP)  duhet të njihen si borxh apo si shpenzim vjetor në fund të vitit. Në vitin 2018 është parashikuar se kostoja vjetore e Kontratave të Partneritetit Publik-Privat (PPP) do të jetë 9.4 miliardë lekë.

Sipas ministrit Ahmetaj, koncensionet kontabilizohen sipas Standardeve ESA 95, ku fatura e tyre mbetet jashtë bilancit, por regjistrohet si shpenzim vjetor (korrent) në fund të vitit. Edhe sipas standardit e ESA 2010, faturat e koncesioneve do të mbeten jashtë bilancit, por do të regjistrohen si shpenzim korrent.

Por sipas deputetes së opozitës Jorida Tabaku, e cila ESA 2010, kërkon vendosje e një Footnote për detyrimet që do të ketë qeveria ndaj koncesionarit.

Në standardin e IPSAS 32, koncesionet duhet të njihen si borxh në momentin që lidhet kontrata koncesionare, duke reflektuar kështu detyrimin e qeverisë, shtoi gjatë diskutimeve në Komision zonja Tabaku.

Duke iu referuar studimit nga Njësia Inteligjente e The Economist, ku vlerësohet mjedisi i PPP-ve në Europën Lindore, zonja Tabaku tha se kontratat koncesionare shfaqin problem për sa i përket maturimit dhe financimit.

Në raportin e Njësisë Inteligjente të The Economist, Shqipëria renditet e fundit në rajon për sa i përket maturimit të kontratave koncesionare, duke shënuar vetëm 33 nga 100 pikë. Sipas raportit kontratat janë të pamaturuara dhe janë pa studim fizibiliteti.

Për sa i përket Financimit, sipas zonjës Tabaku shqetësuese është edhe përdorimi i garancive në kontratat koncesionare.

Duke iu referuar studimit mbi koncesionet, pagesat e qeverisë për garancitë, të cilat i mundësojnë investitorit mbrojtje, janë përdorur në mbi 70 për qind të Projekteve me PPP në pesë vitet e fundit.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz