Deficiti buxhetor bullgar ka të ngjarë të arrijë në 6.3% të PBB-së këtë vit, paralajmëroi Desislava Nikolova nga Instituti për Ekonominë e Tregut në një analizë të qeverisë së kabinetit që po dorëhiqet të kryeministrit Oresharski. Qeveria priste një deficit buxhetor prej 1.8% këtë vit. Nevoja për përditësimin e buxhetit të Fondit Kombëtar të Sigurimit Shëndetësor (NHIF) do të ndikojë defiçitin. Nuk është e qartë se çfarë shume e fondeve nga buxheti i shtetit do të përdoret për të ‘shëruar’ bankën tregtare, Corporate Commercial Bank, shton Nikolova. Nëse parashikimet e saj rezultojnë të vërteta, Bullgaria rrezikon të përballet me një procedurë të deficitit të tepruar.
Në bazë të rregullave të BE-së, deficiti buxhetor nuk mund të kalojë 3% të PBB-së, raporton Focus.