Importet e mallrave u ngjiten ne nivelin 789 milionë euro, duke u rritur me rreth 2% kundrejt një viti me pare. Eksportet e mallrave zbriten në 232 milionë euro duke rënë me 19% në krahasim me një vit më parë.
Gjatë periudhës, deficiti tregtar u zgjerua ne 557 milionë euro duke qënë rreth 14% më i lartë krahasuar me tremujorin e tretë të 2013. Shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet vlerësohet në nivelin 29% nga 37% në një vit më parë.
Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja e deficit tregtar gjate periudhës është ndikuar kryesisht nga ecuria më e dobët e eksporteve, të cilët ishin 53 milionë euro më pak krahasuar me tremujorin e tretë 2013. Kontributin kryesor ne rënien e eksporteve e kane dhene eksportet e grupmallit produkte minerale5 (që përbëjnë rreth 62% ndaj totalit të eksporteve) te cilat kanë rënë me rreth 25%.
Ekonomia shqiptare, sikundër edhe ekonomitë e vendeve të tjera në zhvillim, ndër vite është karakterizuar nga një bilanc tregtar negativ. Megjithatë, flukset tregtare janë vlerësuar përgjithësisht në rritje të vazhdueshme nga njëri vit në tjetrin. importet përbëjnë pjesën dërrmuese të marrëdhënieve tregtare të tregtisë së jashtme të Shqipërisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.