“Dehje” shqiptare

09/08/2014 10:03 PM 0 komente

Shqiptarët konsumojnë 0.7 litra pije alkoolike për frymë në vit, ndërkohë që në listën e pijeve të preferuara renditen ato vendase si rakia dhe konjaku, ndërsa te të importuarat dominon uiski

Rreth 2 milionë litra pije alkoolike konsumojnë çdo vit shqiptarët. Ndër pijet më të konsumuara rezultojnë konjaku e rakia, që kryesisht prodhohen në vend, ndërkohë që për sa u përket pijeve alkoolike të importuara, dominon uiski. Është pikërisht “Johnnie Walker”, uiski që preferohet dhe konsumohet më shumë nga vendasit.

Të dhënat evidentohen në raportin e monitorimit të mallrave të akcizës të publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës.

Sipas raportit, tregu i prodhimit dhe importit të pijeve alkoolike për vitin 2013 ka një volum prej rreth 2 milionë litrash, ku pijet e importit zënë 55% të volumit dhe sigurojnë rreth 64% të të ardhurave nga akciza në doganë.

monitor 636.indd

Mesatarisht ne konsumojnë 0.7 litra pije alkoolike për frymë në vit, duke ruajtur nivele ende të ulëta kundrejt shteteve të tjera europiane.

Shifrat evidentohen në raportin e monitorimit të Autoritetit të Konkurrencës mbi mallrat e akcizës gjatë vitit 2013-2014.

Tregu i prodhimit vendas të pijeve alkoolike zë rreth 45% të konsumit vjetor të këtyre produkteve, por akciza e mbledhur nga pijet vendase është shumë më e ulët se sasia në litra që ka prodhuar tregu vendas. Kjo ka ardhur për shkak së tregu vendas prodhon kryesisht raki dhe konjak, që paguajnë akcizë më të ulët se pijet e importuara.

Dominon konjaku

Në vend operojnë 50 ndërmarrje të prodhimit të pijeve, tregu paraqitet shumë i përqendruar për shkak të pjesës së madhe që zënë dy prodhuesit më të mëdhenj, “Aquila Liquori” dhe kantina e pijeve alkoolike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, që dominojnë rreth 85% të tregut total vendas. Pjesa tjetër ndahet ndërmjet 48 ndërmarrjeve të tjera, ku shumica janë shumë vogla.

monitor 636.indd

Kompanitë vendase prodhojnë kryesisht konjak, i cili kryesisht eksportohet por edhe konsumohet nga konsumatorët shqiptarë. Ky produkt zë 74% të totalit të pijeve alkoolike të prodhuara në vend, ndjekur nga rakia me 15%. Gjithsesi, prodhimi i rakisë mendohet të jetë shumë i madh, në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme prodhohet nga familjarë apo në punishte të palicencuara.

“Aquila Liquori” është kompania që dominon prodhimin e konjakut në vend dhe e vetmja që prodhon liker dhe uzo në Shqipëri.

Rreth 92% e konjakut dhe 96% e rakisë që konsumohet mbulohet nga prodhimi vendas, kryesisht për shkak të çmimeve më të lira dhe të peshës që zënë këto produkte në konsumin në familje dhe më pak në bare.

Siç ka vërejtur edhe Autoriteti i Konkurrencës, nga monitorimi i çmimeve në treg, konjaku i importit tregtohet 2.5 herë më shtrenjtë në njësitë e tregtisë me pakicë.

Për sa u përket pijeve të buta, me nën 22% përqindje alkooli, ato përllogariten të zënë 9% të totalit të “alkoolikeve” të importuara gjatë vitit 2013.

Liderja e pijeve të buta alkoolike është “Vodka Pushkin”, me rreth 30% të importeve të kësaj kategorie, ndjekur nga likeri dhe më pas “Baileys”.

MONITOR_636

 

Duke analizuar pjesën e tregut që zë çdo markë, ndryshimi i përqindjes është i konsiderueshëm, çka tregon se produktet kanë çmime ndjeshmërisht të ndryshme.

Pijet më të shtrenjta janë “Illyquore”, “Mersin”, “Saronno”, “Amaretto Sarono”, me një çmim mbi 1,500 lekë/litër. “Vodka Pushkin” importohet në disa shije.

Te pijet e forta (“Spirituous Beverages”) bëjnë pjesë pijet me përqindje alkooli nga 22% deri në 80%. Në nënkategorinë e parë, që zë edhe 18% të importeve të pijeve të forta, përfshihen kryesisht pijet digjestive me ngjyrë dhe fortësia e alkoolit shkon nga 22% deri në 38%. Brenda këtij nëntregu janë përfshirë 41 marka pijesh me shije dhe karakteristika të ndryshme fizike e kimike dhe që importohen në sasi të vogël.

Në këtë treg, “Jagermeister” është marka që dominon me 40% të tij, ndjekur nga “Amaro Montenegro” me 20% të tij dhe më pas fërnet “Branca”.

Konkurrenca vëren se duke vlerësuar llojin e pijeve të importuara nga çdo ndërmarrje vihet re se nuk ka ekskluzivitete pijesh, pasi e njëjta pije importohet nga disa importues, sikurse importuesit e mëdhenj importojnë disa lloje pijesh.

MONITOR_636

Uiski, markat që preferohen

Uiski duket se është pija e fortë alkoolike më e preferuar nga shqiptarët. Sipas të dhënave, kjo pije zë rreth 36% të tregut të alkooleve të forta që konsumohen në vend.

Sipas të dhënave të doganës, rezulton së në nëntregun e uiskit tregtohen 50 marka, ku rreth 50% të volumit të tregut e zë marka “Johnnie Walker” e ndjekur nga marka “Jack Daniels” me 28% të nëntregut. Duke krahasuar pjesët e tregut për sasinë dhe vlerën e dy markave kryesore vihet re se “Jack Daniels” ka çmim më të lartë se “Johnnie Walker”. Brenda këtyre dy markave, produkti ofrohet me derivate të tyre në shije dhe ambalazh.

Vodka, një tjetër pije alkoolike e bërë nga distilimi i substancave të fermentuara të tilla si drithëra, patate, ndonjëherë fruta apo sheqer, gjithashtu ka konsum të konsiderueshëm në vend. Fortësia e alkoolit ndryshon sipas legjislacioneve të vendit ku lejohet tregtimi. SHBA-ja tregton vodka me minimumin 30% alkool, BE me minimumin 37.5% alkool kurse vendet e Europës Lindore me 40% alkool.

Nëntregu i importit të pijes vodka zë rreth 20% të pjesës së tregut të pijeve alkoolike të forta sipas volumit dhe 16.7% të tregut sipas vlerës, çka tregon për një pije me një çmim relativisht të ulët. Sipas të dhënave të siguruara nga doganat, rezulton se në treg janë hedhur 29 marka të vodkës ku dominon marka “Smirnoff” me 30% të importeve.

Një tjetër pije, siç është xhini, zë 13.2% të tregut të importit të pijeve alkoolike të forta sipas volumit dhe 8.5% të tregut sipas vlerës, gjë e cila tregon për një pije relativisht të lirë. Në treg ofrohen 19 marka importi të pijes xhin nga të cilat marka me volumin më të madh të hedhur në treg është “Gordons Dry” me 70% të tregut.

Legjislacioni

Duke iu referuar legjislacionit fiskal, barra fiskale që rëndon mbi pijet alkoolike përbëhet nga akciza e përcaktuar në ligj sipas nomenklaturës së mallrave, taksa e ambalazhit dhe TVSH-ja. Këto produkte nuk kanë tarifë doganore.

Ndryshimet e fundit në ligjin “Për akcizën në RSH” ka ndryshuar akcizën e pijeve alkoolike si më poshtë:

“Pije alkoolike të ndërmjetme” nga 2,000 lekë/HL në 5,200 lekë /HL

“Pije alkoolike (“Spirituous Beverages”) në dy ndarje:

-Nga 50,000 lekë/HL në 65,000 lekë/HL

-Nga 65,000 lekë/HL në 84,500 lekë/HL

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of