30 prilli është afati i fundit kur individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre. Ministria e Financave ka publikuar disa shembuj se çfarë duhet të kenë parasysh individët që duhet të bëjnë deklarimin.
Shembull 1
Rasti kur individi ka detyrimin për të deklaruar
Individi Vojsava Duka, rezidente shqiptare me statusin e kryefamiljares, me dy fëmijë nën kujdestarinë e saj ka përfituar të ardhura gjatë vitit 2011 të natyrës si më poshtë:
- Nga punesimi në nje shoqëri shqiptare ka përfituar të ardhura bruto nga paga në shumën 1,200,000 lekë, ku paga mujore e saj është 100,000 lekë në muaj;
- Vojsava eshte aksionere në shoqërinë X sha dhe ka përfituar të ardhura bruto nga dividenti në shumën 1,000,000 leke pasi shoqëria shpërndau fitimet e saj bazuar në vendimin e asamblesë së aksionerevë për fitimin e realizuar gjatë vitit 2010 bazuar në rezultatet e bilancit të shoqerisë në muajin qershor të vitit 2011;
- Vojsava ka në pronësi një godinë të cilën e ka lëshuar me qera ku ka lidhur një kontratë qeradhenie me nje tatimpaguesi i cili ushtron veprimtarine e shërbimit te restorantit, të ardhurat bruto vjetore nga qiraja janë në shumën 1,200,000 lekë.
Gjatë vitit 2011, Vojsava ka kryer pagesat për tatimet si më poshtë:
- tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhënësi i paguar në masën 120,000 lekë;
- tatimi mbi të ardhurat nga dividenti i mbajtur në burim nga shoqëria aksionere e cila ka shpërndarë fitimin e vitit 2010 dhe i paguar në shumën 100,000 lekë;
- tatimi mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 120,000 lekë.
Reflektimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale:
Individi rezident, Vojsava Duka brenda muajit shtator të vitit 2012 duhet të dorëzojë deklaratën e të ardhurave individuale vjetore për vitin 2011, pasi plotëson kushtet e nenit 13, të ligjit nr. 8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, pra realizon të ardhura mbi 2 milion lekë në vit.
Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, Vojsava duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj duhet të plotësojë të dhënat identifikuese të saj në rubrikat nga [3] deri në [17], si dhe të vendosë shenjën “x” në kutizën që e përfaqëson të dhënat e saj.
Ajo nuk duhet të plotësojë ato rubrika të cilat nuk kanë të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës:
Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumen 1,200,000 lekë, në rubrikën [5] Të ardhurat bruto nga dividenti do të shënojë shumen 1,000,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 1,200,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [3] + rubrika [5] + rubrika [6] = 3,400,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqeruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në rubrikën [20] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikave [15] minus rubrikën [19] e cila është zero, pra rubrika [20] plotësohet me shumën 3,400,000 lekë.
Në rastin tonë rubrika [15] – rubrika [19] = rubrika [20].
3,400,000 lekë – 0 = 3,400,000 lekë.
Në rubrikën [22] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 10%, që në rastin tonë është e barabartë me 340,000 (3,400,000 x 10% = 340,000).
Për tatimet e paguara gjatë vitit 2011, për të ardhurat që ka realizuar, duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat:
Rubrika [23] tatimi mbi pagën në shumën 120,000 lekë;
Rubrika [25] tatimi mbi dividentin në shumen 100,000 lekë;
Rubrika [26] tatimi mbi qiranë në shumën 120,000 lekë.
Në rubrikën [36] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [23] + rubrika[25] + rubrika [26] = 340,000 lekë.
Meqënësë rubrika [36] që përfaqëson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e barabartë me shumën e cila duhej të paguhej, pra rubrika [36] është e barabartë me rubrikën [22], individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për rrjedhojë nuk plotëson rubrikën [40] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar pasi kjo rubrikë është e barabartë me zero.
Vojsava duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e saj, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
Kur plotësohet elektronikisht nënshkrimi nuk kryhet pasi individi pajiset me një user name dhe password nga drejtoria rajonale tatimore, më të afërt me vendbanimin e saj.
Në shtojcën 1 është paraqitur modeli i deklaratës i plotësuar për këtë shëmbull.
Shembull 2
Rasti kur individit nuk i njihen shpenzimet e zbritshme
Individi rezident shqiptar, Elvis Pema, me profesion përkthyes i licensuar pranë një institucioni shtetëror në Republikën e Shqipërisë, me status i martuar, me dy fëmijë nën kujdestarinë e tij, ka përfituar të ardhura gjatë vitit 2011 të natyrës si më poshtë:
- Nga paga ka përfituar shumën bruto prej 500,000 lekë;
- Nga dhënia me qera e një apartamenti ka përfituar të ardhura në shumën 300,000 lekë.
- Gjatë vitit mori pjesë në një llotari kombëtare dhe fitoi 1,500,000 lekë.
- Individi nga përkthimet e kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në Turqi në një konferencë pesë ditore për mbrojtjen e mjedisit në datën 11.07.2011, përfitoi të ardhura bruto në shumën 1,500 dollar.
Elvisi gjatë vitit 2011, ka marrë një kredi në bankën “X” për shkollimin e fëmijëve të tij, interesi bankar i të ciles është llogaritur në shumën 50,000 lekë në vit. Gjithashtu individi ka kryer shpenzime për mjekimin për veten dhe fëmijët nën kujdestari të cilat nuk mbulohen nga pjesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe për të cilat disponon fatura në shumën totale 40,000 lekë.
Elvisi gjatë vitit 2011 ka kryer pagesat për tatimet si më poshtë:
- Tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhenesi dhe të paguara në masën 50,000 lekë;
- Tatimi mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 30,000 lekë;
- Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet në llotarinë kombëtare në shumen 150,000 lekë;
- Tatimi mbi të ardhurat e realizuara nga përkthimet në Turqi = 225 dollar të mbajtura në Turqi. Nga tatimpaguesi turk, organizator i konferencës u mbajt tatimi në burim në shkallën tatimore prej 15% për pagesën që iu bë individit për përkthimin e kryer sipas shkallës tatimore që aplikohet në Turqi, pra në shumën 225 dollarë.
Elvisi duke qene rezident shqiptar duhet të dorëzojë brenda datës 30 shtator të vitit 2012 deklaratën e të ardhurave individuale vjetore pasi plotëson kushtet e nenit 13 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, pra realizon të ardhura mbi 2 milion lekë. Të ardhura vjetore bruto të realizuara në Shqipëri janë në shumën 2,300,000 lekë dhe të ardhura të përfituara jashtë Shqipërisë janë në shumën 1,500 dollar, ai pra ka detyrim ligjor të plotësojë e dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave. Përjashtimisht vetëm për vitin 2012 afati i dorëzimit të deklaratës është deri në datën 30 shtator 2012, ndërsa për vitet në vazhdim afati i fundit është deri në datën 30 prill të vitit pasardhës për të cilin bëhet deklarimi.
Reflektimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale:
Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave Elvisi, duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në [17], si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson.
Elvisi nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës:
Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 500,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 300,000 lekë, në rubrikën [10] të ardhurat bruto nga lojrat e fatit do të shënojë shumën 1,500,000 lekë, në rubrikën [13] të ardhurat bruto nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të shënojë shumën 150,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara.
Në momentin e plotësimit të deklaratës shuma në dollar konvertohet në lekë me kursin mesatar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2011 dhe kjo shumë në deklaratën vjetore vendoset në monedhën vëndase në lekë. Presupozojmë, për shëmbulin që po trajtojmë se kursi mesatar vjetor i Bankës së Shqipërisë i publikuar është 1 dollar = 100 lekë.
Pra 1,500 dollar të perfituar nga individi të llogaritura me kursin valutor si më lart janë të barasvlefshme me 1,500 dollar x 100 lekë = 150,000 lekë. Pra në deklaratën individuale vjetore të të ardhurave në rubrikën [13] do të vendoset shuma prej 150,000 lekë.
Në rubrikën 15 do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [3] + rubrika [6] + rubrika [10] + rubrika [13] = 2,450,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, ky individ nuk përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2011 pasi të ardhurat e tij nga të gjitha burimet janë mbi shumën 1,050,000 lekë në vit. Pra, Elvisi nuk do të plotesojë rubrikat [17] , [18] dhe [19].
Në rubrikën [20] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikës [15] minus rubrikën [19] e cila është zero, pra rubrika [20[ eshte e barabartë me shumën 2,450,000 lekë.
Në rastin tonë rubrika[15] – rubrikën [19] = rubrikën [20].
2,450,000 lekë – 0 = 2,450,000 lekë
Në rubrikën [22] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 10% , që në rastin tonë është e barabartë me 245,000 (2,450,000 x 10% = 245,000).
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ai ka realizuar, siç i kemi përmëndur më lart, Elvisi duhet të plotesojë përkatesisht rubrikat:
Rubrika [23] tatimi mbi pagën në shumën 50,000 lekë;
Rubrika [26] tatimi mbi qiranë në shumën 30,000 lekë;
Rubrika [30] tatimi mbi lojrat e fatit në shumën 150,000 lekë;
Rubrika [34] kreditimi i tatimit të huaj nëshumën 15,000 lekë;
Rubrika [34] kreditimi i tatimit të huaj plotësohet me shumën 15,000 lekë( 150,000 x 10% = 15,000 lekë) dhe jo sa ka paguar në Turqi (22,500 lekë) duke respektuar kushtet e nenit 37 “kreditimi i tatimit të huaj” në të cilën lejohet kreditimi deri në shkallën tatimore 10% të aplikuar në Shqipëri.
Në rubrikën [36] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [23] + rubrika[26] + rubrika [30] + rubrika [34] = 245,000 lekë.
Meqënëse rubrika [36] që përfaqeson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e barabartë me shumën e cila duhej të paguhej, pra rubrika [36] është e barabartë me rubrikën [22], dhe individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për rrjedhojë edhe nuk plotëson rubrikën [40] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar, pasi kjo rubrikë është e barabartë me zero.
Elvisi duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
Kur plotësohet elektronikisht nënshkrimi nuk kryhet pasi individi pajiset me një user name dhe password nga drejtoria rajonale tatimore, më të afërt me vendbanimin e tij.
Në shtojcën 2 është paraqitur modeli i deklaratës i plotësuar për këtë shëmbull.
–
Shëmbull 3
Rasti kur individi del me detyrimin për të paguar tatim
Individi shtetas shqiptar, rezident në Shqipëri Agron Behar Durrësi, kryefamiljar me tre femijë në kujdestari, ka përfituar të ardhura vjetore bruto në shumën 1 milion lekë. Ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar të ardhurat e tij pasi këto të ardhura janë më të vogla se 2 milion lekë, kusht i përcaktuar si detyrim për të deklaruar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar por ai dëshiron të deklarojë për të përfituar nga njohja e shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 13/3 të ligjit të sipërpërmendur.
Ky individ ka të ardhura nga punësimi në shumën 360,000 lekë. Paga mujore e tij është 30,000 lekë në muaj.
Individi ka të ardhura 40,000 lekë nga fitimet në llotari, të ardhura nga qeraja në shumën 500,000 lekë, si dhe ka përfituar interesa bankare në shumen 100,000 lekë.
Agroni gjatë vitit 2011 ka marrë një kredi në bankën “X” për shkollimin e fëmijeve të tij, interesi bankar i të cilës është llogaritur në shumën 100,000 lekë në vit. Gjithashtu individi ka kryer shpenzime për mjekimin për veten dhe fëmijët nën kujdestari të cilat nuk mbulohen nga pjesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe për të cilat disponon fatura në shumën totale 50,000 lekë.
Për të ardhurat e realizuara nga individi gjatë vitit 2011 janë kryer pagesat për tatimet si më poshtë:
- Tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhënësi i paguar prej tij në shumën 24,000 lekë (paga mujore = 30,000 lekë, tatimi i mbajtur nga paga nga punëdhënësi bazuar në tabelën e përllogaritjes së tatimit mbi pagën e përcaktuar në nenin 9 “Tarifat tatimore” të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar , sipas tabelës nr.1 llogaritet në mënyrën si më poshtë:
Paga mujore = 30,000 – 10,000 =20,000 x 10% = 2,000 lekë për të paguar në muaj.
Paga vjetore = 360,000 , me një tatim vjetor të paguar nga punëdhënësi të barabartë me 24,000 lekë (2,000 lekë x 12 muaj). Pra në këtë rast të ardhurat bruto vjetore në masën 360,000 lekë taksohen me 24,000 lekë dhe jo me 360,000 lekë x 10% = 36,000 lekë. Në deklaratën individuale vjetore të të ardhurave tatimi do të plotësohet në shumën 24,000 lekë dhe jo 36,000 lekë.
- Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet në llotarinë kombetarë në shumën 4,000 lekë i paguar nga organizatori i llotarisë;
- Tatimi mbi të ardhurat nga interesat bankare në masën 10,000 lekë i mbajtur në burim nga banka në të cilën ka depozituar paratë.
Gjatë vitit nuk është paguar tatimin mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 50,000 lekë.
Reflektimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale:
Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave Agroni duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në [17], si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson.
Agroni nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore tëidentifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës:
Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 360,000 lekë, ndërsa në rubrikën [3/1] do të shënojë shumën 240,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 500,000 leke, në rubrikën [10] të ardhurat bruto nga lojrat e fatit do të shënojë shumën 40,000 lekë, në rubrikën [8] të ardhurat bruto nga interesat bankare do të shënojë shumën 100,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuar për sa kohë që individi ka realizuar të ardhura vetëm përsa përmëndëm në shëmbull.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [6] + rubrika [8] + rubrika [10] = 1,000,000 lekë.
Në rubrikën [15/1] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3/1] + rubrika [6] + rubrika [8] + rubrika [10] = 880,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, ky individ përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2011 pasi të ardhurat e tij nga të gjitha burimet janë nën shumën 1,050,000 lekë në vit. Pra individi do të plotësojë rubrikat [17] , [18] dhe [19].
Në rubrikën [18] shpenzimet për mjekim për vete apo fëmijët për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor nuk do të llogaritet shuma e paguar realisht prej 40,000 lekë por do të vendoset shuma maksimale e lejuar e barabartë me 32.000 lekë.
Në rubrikën [19] do të plotësohet shuma e rubrikave [17] + [18] = 132,000 lekë.
Në rubrikën [20] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikës [15/1] me rubriken [19] në shumën 748,000 lekë.
Në rastin tonë rubrika[15/1] – rubrikën [19] = rubrika [20].
880,000 lekë – 132,000 lekë = 748,000 lekë
Në rubrikën [22] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 10% , që në rastin tonë është e barabartë me 74,800 (748,000 x 10% = 74,800).
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar siç i kemi përmëndur më lart duhet të plotësojë përkatesisht rubrikat:
Rubrika [23] tatimi mbi pagën në shumën 24,000 lekë;
Rubrika [28] tatimi mbi interesat bankare në shumën 10,000 lekë;
Rubrika [30] tatimi mbi lojrat e fatit në shumën 4,000 lekë;
Në rubriken [36] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [23] + rubrika[28] + rubrika [30] = 38,000 lekë.
Meqënëse rubrika [36] që përfaqëson shumat e tatimeve të paguara gjatë vitit është më e vogël se sa detyrimi për t’u paguar (rubrika [22] = 74,800 lekë), Agroni detyrohet të paguajë tatimin në shumën 36,800 lekë, si diferencë e rubrikës[22] me rubrikën [36].
Pra Agron plotëson rubrikën [40] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar me shumën 36,800 lekë dhe duhet të paguajë këtë detyrim deri në datën 30 shtator 2012.
Agroni duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
Kur plotësohet elektronikisht nënshkrimi nuk kryhet pasi individi pajiset me një user name dhe password nga drejtoria rajonale tatimore, më të afërt me vendbanimin e tij.
Në shtojcën 3 është paraqitur modeli i deklaratës i plotësuar për këtë shëmbull.
–
Shëmbull Nr. 4
Rasti kur individi nuk ka detyrim per te deklaruar por deklaron per te perfituar nga shpenzimet e zbritshme pasi ploteson kriterin e perfitimit te tyre
Individi, Behar Përparim Hysa, shtetas shqiptar, rezident në Shqipëri, kryefamiljar me dy fëmijë në kujdestari, ka përfituar të ardhura vjetore bruto në shumën 540,000 lekë. Nga kjo shumë, të ardhura nga punësimi janë në shumën 240,000 lekë. Paga mujore e tij është 20,000 lekë në muaj. Ai ka përfituar të ardhura nga qiraja në shumën 300,000 lekë në vitin 2011. Gjatë vitit 2011 ka shpenzuar për mjekimin për veten dhe fëmijët e tij që i ka në kujdestari të cilat nuk mbulohen nga pjesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe për të cilat disponon fatura në shumën totale 150,000 lekë.
Për të ardhurat e realizuara , Behari gjatë vitit 2011 ka kryer pagesat për tatimet si më poshtë:
Tatimi mbi të ardhurat nga paga i është mbajtur nga punëdhënësi në shumën 12,000 lekë. Tatimi i mbajtur nga paga nga punëdhënësi bazuar në tabelën e përllogaritjes së tatimit mbi pagën e përcaktuar në nenin 9 “Tarifat tatimore”, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, sipas tabelës nr.1 llogaritet në mënyrën si më poshtë:
Paga mujore = 20,000 lekë – 10,000 lekë =10,000 x 10% = 1,000 lekë për të paguar në muaj.
Paga vjetore = 240,000 , me një tatim vjetor të paguar nga punëdhënësi të barabartë me 12,000 lekë (1,000 lekë x 12 muaj). Pra në këtë rast të ardhurat bruto vjetore në shumën 240,000 lekë taksohen me 12,000 lekë. Në deklaratën individuale vjetore të të ardhurave tatimi i llogaritur do të plotësohet me shumën 12,000 lekë.
Gjatë vitit ka paguar tatimin mbi të ardhurat nga qiraja në shumën 30,000 lekë.
Reflektimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale:
Ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar të ardhurat e tij pasi keto të ardhura janë me të vogla se 2 milion lekë, kusht i përcaktuar si detyrim për të deklaruar në pikën 4 të nenit 13, të ligjit nr. 8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar por ai dëshiron të deklarojë për të përfituar nga njohja e shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 13/3 të ligjit të sipërpërmëndur.
Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të deklaratës shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në [17], si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson.
Individi nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës ai duhet të plotësojë:
Në rubriken [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 240,000 lekë, në rubrikën [3/1] Të ardhurat bruto të tatuara nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 120,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 300,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuar.
Në rubrikën 15 do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [6] = 540,000 lekë.
Në rubrikën [15/1] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3/1] + rubrika [6] = 420,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në bazë të nenit 13/3, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, ky individ përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2011 pasi të ardhurat e tij nga të gjitha burimet janë nën shumën 1,050,000 lekë në vit. Pra individi do të plotësojë rubrikat [17] , [18] dhe [19].
Në rubrikën [18] shpenzimet për mjekim për vete apo fëmijët për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor nuk do të llogaritet shuma e paguar realisht prej 150,000 lekë por do të vendoset shuma maksimale e lejuar e barabartë me 32.000 lekë.
Në rubrikën [20] të ardhura te tatueshme vendoset diferenca e rubrikës [15/1] me rubrikën [19], dhe diferenca e këtyre dy rubrikave është e barabartë me shumën 388,000 lekë.
Në rastin tonë rubrika[15] – rubrika [19] = rubrika [20].
420,000 lekë – 32,000 lekë = 388,000 lekë
Në rubrikën [22] shëenohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 10% , që në rastin tonë është e barabartë me 38,800 (388,000 x 10% = 38,800).
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që i ka realizuar të përmëndura më lart Behari duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat:
Rubrika [23] tatimi mbi pagën në shumën 12,000 lekë;
Rubrika [26] tatimi mbi qiranë në shumën 30,000 lekë;
Në rubriken [36] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [23] + rubrika[26] = 42,000 lekë.
Meqënëse rubrika [36] që përfaqëson shumat e tatimeve të paguara gjatë vitit është më e madhe se rubrika [22] shuma e tatimit te llogaritur prej 38,800 lekë, individi Behar Hysa do te rimbursohet (kreditohet) për diferencën 42,000 – 38,800 = 3,200 lekë. Shumën prej 3,200 lekë për t’u rimbursuar, e vendos tek rubrika [38] si dhe tek rubrika [39].
Pra, Behari duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
Kur plotësohet elektronikisht nënshkrimi nuk kryhet pasi individi pajiset me një user name dhe password nga drejtoria rajonale tatimore, më të afërt me vendbanimin e tij.
Neë shtojcën 4 është paraqitur modeli i deklaratës i plotësuar për këtë shëmbull.
–
Shëmbulli Nr. 5
Rasti i përfitimit të të ardhurave nga një individ shqiptar i cili ka emigruar në Greqi
Individi shtetas shqiptar, Ilir Pirro Durrahu, i pamartuar, gjatë vitit 2011 ka punuar për 8 muaj në Greqi. Ai banon në një shtëpi të marrë me qera dhe punon në fushën e turizimit. Gjatë periudhës së punësimit në Greqi ai ka përfituar të ardhura bruto në shumën 5,400 euro. Ky individ kthehet në Shqiperi gjatë vitit dhe punësohet për 2 muaj po në sektorin e turizmit ku përfiton të ardhura për dy muajt e punësimit në shumën 56,000 lekë gjatë dy muajve. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri për nevoja shëndetsore ai shpenzon për vizita mjekësore si dhe mjekim për vete në shumën 10,000 lekë nga pjesa e pambuluar e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor sipas përcaktimeve të rregulluara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Meqënëse në Shqipëri ka një shtëpi të cilën ia ka dhënë me qera një fondacioni nga i cili përfiton 200,000 lekë në muaj nga qeradhënia dhe të ardhurat totale vjetore bruto nga qëradhenia janë 2,400,000 lekë për të cilat nuk është mbajtur dhe paguar tatimi në burim për pagesën e qerasë nga fondacioni, të përfituara prej tij.
Për të ardhurat e realizuara nga individi gjatë vitit 2011 janë kryer pagesat për tatimet si më poshtë:
Tatimi mbi të ardhurat nga paga, i mbajtur nga punëdhënësi, i paguar nga ai në shumën 3,600 lekë ( paga mujore = 28,000 lekë, tatimi i mbajtur nga paga nga punëdhënësi bazuar në tabelën e përllogaritjes së tatimit mbi pagën e përcaktuar në nenin 9 “Tarifat tatimore” të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar , sipas tabelës nr.1 llogaritet në mënyrën si më poshtë:
Paga mujore = 28,000 – 10,000 =18,000 x 10% = 1,800 lekë tatim për të paguar në muaj. Për dy muaj të punesimit gjatë vitit 2011 në Shqipëri ka paguar gjithsej tatim mbi pagën në shumën 3,600 lekë).
Reflektimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale:
Iliri ka qëndruar në Greqi gjatë vitit 2011, për një periudhe kohore prej 8 muaj nga data 1 janar 2011 deri në 31 gusht të vitit 2011 pra gjithsej 243 ditë. Bazuar ne marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë me Greqinë, individi Ilir Durrahu konsiderohet rezident në shtetin grek dhe për të ardhurat e përfituara në Greqi është tatuar në këtë shtet.
Të ardhurat e përfituara në Shqipëri nga qeradhënia e banesës së tij dhe nga punesimi i tij e tejkalojnë shumën prej 2,000,000 lekë dhe për këtë edhe pse personi është jorezident mbështetur në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat “, i ndryshuar, neni 13 është i detyruar të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave / formularin D1, vetëm për të ardhurat bruto vjetore me burim në Shqipëri.
Meqënëse ky person nuk plotëson kushtin e rezidentit shqiptar ai nuk përfiton nga zbritja e shpenzimeve të bëra për mjekim për vete në shumën 10,000 lekë.
Deklaraten individuale vjetore të të ardhurave individi duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij ne rubrikat nga [3] deri në [17], si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson. Individi duhet të vendosë shenjën “X” në kutizën [4] Jorezident në Republikën e Shqipërisë dhe përkrah të plotësojë me gërma kapitale
REZIDENT NË SHTETIN ǀ_Gǀ_Rǀ_E_ǀ_Q_ǀ_I_ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ
Iliri nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës plotëson:
Në rubriken [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 56,000 lekë, në rubrikën [3/1] Të ardhurat bruto të tatuara nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 36,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 2,400,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [6] = 2,456,000 lekë.
Në rubrikën [15/1] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3/1] + rubrika [6] = 2,436,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, ky individ NUK përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2011 pasi ai është jorezident në Shqiperi.
Për saktësimin e residencës së tij individi Ilir Durrahu duhet të paraqesë në organin tatimor shqiptar çertifikatën e residencës për qëllime tatimore të marrë nga autoriteti tatimor i vendit të residences, pra autoriteti tatimor grek.
Në rubrikën [20] të ardhura të tatueshme vendoset shuma e rubrikës [15/1] – rubrikën [19] = 2.436,000 lekë.
Në rubrikën [22] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 10% , që në rastin tonë është e barabartë me 243,600 lekë(2,436,000 x 10% = 243,600).
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar të permendura më lart Iliri duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat:
Rubrika [23] tatimi mbi pagën në shumën 3,600 e llogaritur si më poshtë:
Shuma e kutisë [3/1] x 10 % = 3,600 leke;
Meqënëse nuk është paguar tatimi mbi qeranë rubrika [26] nuk plotësohet pra shuma totale e paguar ështëe ajo e rubrikës [36] = 3,600 lekë. Për rrjedhojë tatimi i detyrueshëm për t’u paguar është diferenca e shumës së llogaritur të tatimit, pra kutia [22] plotësohet me shumën 243,600 lekë minus shumën e tatimit të paguar kutia [36], përkatësisht në shumën 3,600 lekë, pra detyrimi i tatimit për t’u paguar kutia [40] do të rezultojë 240,000 lekë dhe këtë detyrim duhet ta paguajë për vitin 2011 deri në datën 30 shtator 2012.
Nga evidentimi i deklaratës rezultoi se nuk është paguar në afatet kohore ligjore tatimi në burim nga të ardhurat e qirasë nga fondacioni i cili penalizohet për mosmbajtje dhe mosderdhje për llogari të organeve tatimore të tatimit në burim duke u penalizuar në masën 50% të tatimit mbi qiranë duke përfshirë këtu edhe kamatëvonesat për cdo muaj.
Pra, Iliri duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
Kur plotësohet elektronikisht nënshkrimi nuk kryhet pasi individi pajiset me një user name dhe password nga drejtoria rajonale tatimore, më të afërt me vendbanimin e tij.
Neë shtojcën 5 është paraqitur modeli i deklaratës i plotësuar për këtë shëmbull.
–
Shëmbulli Nr. 6
Rasti i një individ të huaj rezident në Shqipëri
Individi, shtetas afrikano-jugor Roland Rich, në muajin janar të vitit 2011 punësohet në një klub futbolli në Shqipëri. Në bazë të kontrates të lidhur me klubin e futbollit ai përfiton të ardhura mujore ne formën e pagës, gjatë vitit 2011 në shumën 500,000 lekë. Gjtihashtu ai përfiton shpërblime në për cdo gol në shumën 200,000 lekë dhe meqenese ka shënuar 5 gola ai ka përfituar 1,000,000 lekë për vitin 2011. Në Shqipëri ai ka një depozitë kursimi, nga e cila përfitoi interesa gjatë vitit në shumën 250,000 lekë. Ai përfiton të ardhura vjetore në shumën 7,250,000 lekë.
Gjatë vitit ka shpenzuar për mjekim për veten nga skema e pambuluar nga sigurimet shëndetesorë në shumën 50,000 pasi u aksidentua gjatë një ndeshje futbolli.
Ai banon në një shtëpi të marrë me qera në rrugën Myslym Shyri në Tiranë.
Për të ardhurat e realizuara nga futbollisti gjatë vitit 2011 janë kryer pagesat për tatimet si më poshtë:
Tatimi mbi të ardhurat nga paga, i mbajtur nga punëdhënësi, i paguar nga ai në shumën 700,000 lekë lekë ( paga mujore = 500,000 lekë, tatimi i mbajtur nga paga nga punëdhënësi bazuar në tabelën e përllogaritjes së tatimit mbi pagën e përcaktuar në nenin 9 “Tarifat tatimore” të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar , sipas tabelës nr.1 llogaritet në mënyrën si më poshtë:
Paga mujore = 500,000 x 10% = 50,000 lekë tatim për të paguar në muaj. Për 12 muaj të punesimit gjatë vitit 2011 në Shqipëri ka paguar gjithsej tatim mbi pagën në shumën 600,00 lekë dhe 100,000 lekë për shpërblim, gjithsej ka paguar 700,000).
Nga interesat bankare të përfituara në shumën bruto 250,000 lekë, ka paguar 25,000 lekë tatim në burim.
Reflektimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale:
Mbështetur në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat “, i ndryshuar, neni 13, individi është i detyruar të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave / formularin D2, për të ardhurat bruto vjetore brënda dhe jashtë Shqipërisë.
Deklaraten individuale vjetore të të ardhurave individi duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në [22], si dhe vendos shenjën “x” në kutizën që e përfaqëson. Individi duhet të vendosë shenjën “X” në kutizën [3] Rezident në Republikën e Shqipërisë. Ne rubrikën [5] ai plotëson numrin fiscal sipas letër njoftimit të tij.
Ai nuk duhet të plotësojë ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës plotëson:
Në rubriken [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 7,000,000 lekë, në rubrikën [8] të ardhura bruto nga interesat bankarë do të shënojë shumën 250,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [8] = 7,250,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, ky individ NUK përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2011 pasi ai ka realizuar të ardhura mbi shumën 1,050,000 lekë.
Në rubrikën [20] të ardhura të tatueshme vendoset shuma 7,250,000 lekë.
Në rubrikën [22] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 10% , që në rastin tonë është e barabartë me 725,000 lekë(7,250,000 x 10% = 725,000).
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar të permendura më lart Roland duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat:
Rubrika [23] tatimi mbi pagën dhe shpërblime të tjera nga punësimi në shumën 700,000 e llogaritur si më poshtë:
Shuma e kutisë [3] x 10 % = 7,000,000 x 10% = 700,000 leke;
Tatimi i paguar për interesin bankar , rubrika [28] plotësohet me shumën = 25,000 lekë.
Ndërsa rubrika [36] plotësohet me shumën 725,000 leke.
Meqënësë rubrika [36] që përfaqëson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e barabartë me shumën e cila duhej të paguhej, pra rubrika [36] është e barabartë me rubrikën [22], individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për rrjedhojë nuk plotëson rubrikën [40] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar pasi kjo rubrikë është e barabartë me zero.
Individi rezident i huaj, Roland Rich duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
Kur plotësohet elektronikisht nënshkrimi nuk kryhet pasi individi pajiset me një user name dhe password nga drejtoria rajonale tatimore, më të afërt me vendbanimin e tij.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.