20 klubet e futbollit me qarkullimin më të lartë në nivel botëror kanë gjeneruar 8,3 miliardë euro të ardhura në sezonin 2017/18, me rritje 6% krahasuar me raportin e vitit të kaluar.
Këto të dhëna janë publikuar në raportin Deloitte Football Money League, edicioni i 22-të (https://www2.deloitte.com/uk/en/pages/sports-business-group/articles/deloitte-football-money-league.html).
Në krye të klasifikimit është Real Madrid (të ardhura 750,9 milionë euro), FC Barcelona (690,4 milionë) dhe Manchester United (666 milionë). Klasifikimi evidenton se tre klubet me fitimet më të larta në sezonin e fundit kanë gjeneruar 2,1 miliardë euro të ardhura, duke më shumë se dyfishuar këtë shifër të tre klubeve të para në klasifikimin e 10 viteve më parë (sezoni 2007/2008).
Zërin kryesor të të ardhurave totale të 20 klubeve të Money League e përbëjnë të drejtat televizive, 43% të të gjithë të ardhurave, edhe pse në proporcion rrit përqindjen e qarkullimit të parave nga marrëveshjet komerciale (sot përfaqësojnë 40% të të ardhurave krahasuar me 38% të vitit të kaluar).
Dominimi spanjoll
Falë 750.9 milionë euro të ardhura, Real Madrid rifiton vendin e parë në Money League, që mungonte që prej sezonit 2014 /2015, duke lënë pas Barcelonën me 690.4 milionë euro, hendeku më i madh i parë ndonjëherë.
Dan Jones, partner i Deloitte Sports Business Group, komenton “Futbolli europian mbetet një treg në rritje, me rritje të të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar me thuajse 450 milionë euro. Real Madrid thyen gjithë rekordet, duke u bërë klubi i parë që arrin 750 milionë euro.
Blancos regjistrojnë rritje të të ardhurave, 75 milionë, krahasuar me sezonin e kaluar, falë edhe fitores për herë të tretë me radhë të Champions League. Rritja ka ardhur kryesisht për shkak të të ardhurave komerciale (+54,8 milionë euro), duke përfshirë edhe të ardhurat nga marrëveshjet sponsorizuese, merchandising dhe fitimet nga ndeshjet miqësore në fillim të sezonit.
Juve, skuadra më e mirë italiane
Juventus është klubi i parë italian në klasifikimin e Money League, edhe pse humb një pozicion në klasifikim (duke dalë nga Top 10), duke i lënë vendin Tottenham Hotspur. Kjo është hera e parë që klubi nga Torino nuk shfaqet ndër 10 më të mirat që nga sezoni 2011/12. Të ardhurat llogariten në një rënie të lehtë, nën 400 milionë euro (394,9 milionë euro).
Premier League dominon 10 vendet e para në klasifikim
Pavarësisht rënies së Manchester United nga vendi i parë në vendin e tretë në klasifikim, kampionati anglez Premier League numëron 6 skuadra në Top 10, më shumë se gjithë vendet e tjera. Tottenham Hotspur (428 mln euro të ardhura) hyn sërish në Top 10 të Money League pas një mungese më shumë se dhjetëvjeçare (2006/07).
Klasifikimi dhe të ardhurat krahasuar dhe me sezonin e kaluar
1. [2] Real Madrid €750.9m [€674.6m]
2. [3] FC Barcelona €690.4m [€648.3m]
3. [1] Manchester United €666m [€676.3m]
4. [4] Bayern Munich €629.2m [€587.8m]
5. [5] Manchester City €568.4m [€527.7m]
6. [7] Paris Saint-Germain €541.7m [€486.2m]
7. [9] Liverpool €513.7m [€424.2m]
8. [8] Chelsea €505.7m [€428m]
9. [6] Arsenal €439.2m [€487.6m]
10. [11] Tottenham Hotspur €428.3m [€359.5m]
11. [10] Juventus €394.9m [€405.7m]
12. [12] Borussia Dortmund €317.2m [€332.6m]
13. [13] Atletico de Madrid €304.4m [€272.5m]
14. [15] FC Internazionale Milano €280.8m [€262.1m]
15. [new] AS Roma €250m
16. [16] Schalke 04 €243.8m [€230.2m]
17. [20] Everton €212.9m [€199.2m]
18. [new] AC Milan €207.7m
19. [new] Newcastle United €201.5m
20. [17] West Ham United €197.9m [€213.3m]