Deloitte: Futbolli europian vlen 25,5 miliardë euro. Kryeson Premier League…

07/06/2018 3:25 PM 0 komente

Futbolli në Europë vazhdon të rritet. Nxitur nga të ardhura gjithnjë e më të mëdha nga të drejtat televizive, rritja e qarkullimit në botën e futbollit nuk ndalet.

Siç bëhet e ditur në edicionin e 27-të të Annual Review of Football Finance, analizë e Deloitte, të ardhurat totale në tregun europian të futbollit janë rritur në 25,5 miliardë euro në sezonin 2016/17, me një rritje me 4% krahasuar me sezonin 2015/16.

Pesë kampionatet kryesore (Premier League, La Liga, Bundesliga, Seria A dhe Ligue 1) kanë parë të rriten të ardhurat e tyre në 1,3 miliardë euro (9%) në sezonin 2016/17, kryesisht për shkak të rritjes së fitimeve nga të drejtat televizive në Premier League, La Liga dhe Ligue 1.

“Rezultatet financiare në sezonin 2016/17 janë më befasuesit që kemi parë ndonjëherë”, – deklaroi Dan Jones, partner i grupit Sports Business të Deloitte. Rritja, në fakt, nuk është kufizuar vetëm në pesë kampionatet kryesore, por është shtrirë edhe në kampionate të tjerë europianë, edhe pse me ritme të ndryshme krahasuar me kompeticionet më të rëndësishme, duke përfshirë Champions League.

“Shihet qartë se Premier League është lider në treg, presim që të shohim një rritje dhe një interes të vazhdueshëm për kampionatet europiane në vitet në vazhdim”, – tha Tim Bridge, drejtues i Sports Business Group.

Të ardhurat e klubeve të Premier League janë rritur me 25% në 4,5 miliardë sterlina, falë kontratës trevjeçare për të drejtat televizive kombëtare, me vlerë prej 5,1 miliardë sterlinash, të firmosur në vitin 2015. Deloitte shpjegoi që për herë të parë, asnjë klub i Premier League nuk ka regjistruar humbje, ndërkohë që raporti i pagave dhe të ardhurave ra në nivelin më të ulët që nga sezoni 1997-98, në 55%.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz