Dëme në disa rrethe nga ngricat, në sera dhe kultura të ndryshme

11/01/2017 5:01 PM 0 komente

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, njofton se pas dëborës së ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, dëmet në sektorin e bujqësisë kanë qenë të pranishme në disa zona. Më rendë të dëmtuara raportohen kulturat e mbjella me luleshtrydhe në qarkun e Fierit. Dëmet e  raportuara në Ministrinë e Bujqësisë nga Drejtoritë në rrethe janë si më poshtë:

Fier

Në Njësinë Administrative Frakull, në 52 ha të mbjella me luleshtrydhe ka dëmtime të konsiderueshme prodhimi (te frutave të pa vjela, squllosje të frutit, dëmtim  dhe abortim të lulerisë). Në gjithë sipërfaqen e mbjellë në sera me këtë kulturë, deri tani nuk ka dëmtim të bimëve por vetëm të prodhimit të gatshëm. Po kështu në kemi dëmtime  të prodhimit të pa vjelë të domates në sera në 3 ha ose rreth 1000 kv.

Në Njësinë Administrative Cakran, në 3 ha të mbjella me luleshtrydhe, ka dëmtime të konsiderueshme prodhimit të pa vjelë dhe të lulërive. Kemi dëmtim të prodhimit të pa vjelë të domates në sera në 0.2 ha ose 200 kv.

Në Njësinë Administrative Zharrëz  ka dëmtime të fidanëve të domates të mbjellë në sera në ditët e fundit të muajit dhjetor 2016  në 10 fermerë, të fshatrave Zharrëz dhe Fshat i Ri në sipërfaqen prej rreth 3 ha. Raportohet edhe për prekje dhe tronditje të rreth 2000 rrënjë agrume, për dëmtimin e  të cilat do të gjykohet me vone.

Në Njësinë Administrative  Strum, ka dëmtime të fidanëve të domates të mbjelle në sera në  20 fermerë të fshatrave Suku 1, Suku 2 dhe Arapaj, në sipërfaqen prej rreth 4.5 ha dhe dëmtim të prodhimit të pa vjelë në 2 ha domate ose rreth 400 kv.

Në Njësinë Administrative Portez ka dëmtime të prodhimit të domates të pa vjelë  në sera në 2 ha ose rreth 1000 kv.

Në Njësinë Administrative  Libofshe  ka dëmtime të prodhimit të domates të pa vjelë  në sera në 1.22 ha ose rreth  650 kv në 5 fermerë, si dhe dëmtim të fidanit të domates se porsa mbjelle në 0.1 ha. Demet janë në fshatrat Daullas, Rreth Libofshe, Vanaj,  Metaj dhe Libofshe. Raportohet  edhe për prekje dhe tronditje të 1.3 ha  ose  rreth  700 rrënjëve agrume, për dëmtimin e  të cilat do të gjykohet me vone.

Në Njësinë Administrative  Dermenas  në fshatin Muçaj ka dëmtime të prodhimit të luleshtrydhes  të pa vjelë  në sera në 0.8 ha, nga të cilat në 0.33 ha ka prodhim të prodhimit të gatshëm , ndërsa në pjesën tjetër të sipërfaqes mbjellja është me e vone.

Ne Bashkine Roskovec  është dëmtuar të 1 fermer  prodhimi në  0.44 ha me luleshtrydhe   në Roskovec dhe 0.2 ha me luleshtrydhe në fshatin Luar në 1 fermer.

Janë dëmtuar gjithashtu fidanët e domates të mbjelle në 2 fermerë në Roskovec  për sipërfaqen 1.1 ha dhe në fshatin Kuman dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.3 ha sera  ose 200 kv.

Në Njësinë Administrative  Qendër    në fshatin Daullas janë dëmtuar 1.3 ha me sera në 2 fermerë , nga të cilat 0.3 ha me dëmtim të fidanit të porsa mbjelle dhe 1 ha me prodhim të pa vjele ose rreth 500 kv domate. në fshatin Drize të 1 fermerë janë dëmtuar fidanët e porsa mbjelle  në  0.2 ha me domate. në fshatin Zhupan ka dëmtime të prodhimit të domates se pa mbjelle në  10 fermerë në sipërfaqen 1.5 ha dhe prodhim rreth 400 kv sepse prodhimi ka qene afer fundit të vjeljes.

Në Njësinë Administrative Levan janë demtuar në fshatin Levan  fidanet e domates se mbjelle  në   0.5 ha sera, në fshatin Ferras 0.25 ha me domate nga të cilat 0.14 ha me fidane të mbjelle dhe  0.11 me prodhim rreth 100 kv. në fshatin PishePoro në 2 fermere është  demtuar  prodhimi  0.45 ha me luleshtrydhe.

Në Njësinë Administrative  Mbrostar   ka dëmtime të fidanëve të domates të mbjelle në sera në  5 fermerë në sipërfaqen prej rreth 1.5 ha  dhe dëmtim të prodhimit të pa vjele në 6 ha domate ose rreth 3000 kv . Raportohet  edhe për prekje dhe tronditje të 9 ha  ose  rreth  5000 rrënjëve agrume (portokall, limona dhe mandarina), për dëmtimin e  të cilat do të gjykohet me vone.

Në Bashkinë Patos  është dëmtuar në 1 fermer  prodhimi në  0.3 ha me luleshtrydhe.

Në Bashkinë Fier  është dëmtuar  në 1 fermer  prodhimi i domates se pa vjele në  0.3 ha me domate ose me rreth  300 kv.

Ne Njesine Administrative Hekal (rrethi Mallakaster) është dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.5 ha në sera ose 350 kv, në 1 fermer.

Gjithsej nga evidentimi dhe raportimi i  ekstensionisteve të zonave  është dëmtuara:

  1. Ne luleshtrydhe në sera  siperfaqja prej 56.72 ha, kryesisht të prodhimit të gatshëm dhe të lulerise.
  2. Prodhimi i pa vjele i domates në serat e mbjella si kulture e dyte në 18.13 ha ose rreth 8200  kv , ku kemi sipërfaqe qe janë në fillim të vjeljes dhe deri në perfundim të saj.
  3. Dëmtim të fidanit të mbjelle në sera në ditet e fundit të dhjetorit 2016 në siperfaqen prej 11.34 ha  me domate.
  4. Ne agrume të evidentuara deri me tani kanë pësuar tronditje ose tharje në rreth 20-30 % të kurorës se bimëve  rreth 10 ha ose 7000 rrënjë.

Berat

Njësia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore – 38 ha domate

Njësia Administrative Poshnje, Bashkia Ure Vajgurore – 18 ha  domate, 6 ha speca, 1.6 ha trangull

Njësia  Administrative Otllak, Bashkia Berat –   2 ha  domate

Njësia  Administrative  Kozare, Bashkia Kuçovë –  10 ha domate

Njësia Administrative Perondi, Bashkia  Kuçovë – 4 ha domate

Serra në prodhim:

Njësia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore         – 2 ha  domate

Njësia Administrative Kozare, Bashkia Kucove                  – 1 ha domate

Durrës

Bashkia Durrës  

Dëmtime të vogla në agrume

Bashkia Shijak

Dëmtime të vogla në Agrume

Bashkia Krujë

Dëme ka kryesisht nëpër sera, përkatësisht në Njësitë Administrative si më poshtë:

– Thumanë, serë 300 m2 sallatë, 300 m2, spinaq.

–          F/Krujë, në serat e Agro–Investit,  3 dynymë lakër dhe brokoli, 2 dynymë sallatë.

Janë demtuar gjithashtu fidanet e domates të mbjelle në 2 fermerë në Roskovec  për sipërfaqen 1.1 ha dhe në fshatin Kuman dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.3 ha sera  ose 200 kv.

Në Njësinë Administrative  Qendër    në fshatin Daullas janë dëmtuar 1.3 ha me sera në 2 fermerë , nga të cilat 0.3 ha me dëmtim të fidanit të porsa mbjelle dhe 1 ha me prodhim të pa vjele ose rreth 500 kv domate. në fshatin Drize të 1 fermere janë demtuar fidanet e porsa mbjelle  në  0.2 ha me domate. në fshatin Zhupan ka dëmtime të prodhimit të domates se pa mbjelle në  10 fermere në sipaerfaqen 1.5 ha dhe prodhim rreth 400 kv sepse prodhimi ka qene afer fundit të vjeljes.

Ne Njesine Administrative Levan janë demtuar në fshatin Levan  fidanet e domates se mbjelle  në   0.5 ha sera, në fshatin Ferras 0.25 ha me domate nga të cilat 0.14 ha me fidane të mbjelle dhe  0.11 me prodhim rreth 100 kv. në fshatin PishePoro në 2 fermere është  demtuar  prodhimi  0.45 ha me luleshtrydhe.

Ne Njesine Administrative  Mbrostar   ka dëmtime të fidaneve të domates të mbjelle në sera në  5 fermere në siperfaqen prej rreth 1.5 ha  dhe demtim të prodhimit të pa vjele në 6 ha domate ose rreth 3000 kv . Raportohet  edhe per prekje dhe tronditje të 9 ha  ose  rreth  5000 rrenjeve agrume (portokalle, limona dhe manderina), per demtimin e  të cilat do të gjykohet me vone.

Ne Bashkine Patos  është demtuar në 1 fermer  prodhimi në  0.3 ha me luleshtrydhe.

Ne Bashkine Fier  është demtuar  në 1 fermer  prodhimi i domates se pa vjele në  0.3 ha me domate ose me rreth  300 kv.

Në Njësinë Administrative Hekal (rrethi Mallakaster) është dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.5 ha në sera ose 350 kv, në 1 fermer.

Gjithsej nga evidentimi dhe raportimi i  ekstensionisteve të zonave  është dëmtuar:

  1. Ne luleshtrydhe në sera  sipërfaqja prej 56.72 ha, kryesisht të prodhimit të gatshëm dhe të lulerise.
  2. Prodhimi i pa vjele i domates në serat e mbjella si kulture e dyte në 18.13 ha ose rreth 8200  kv , ku kemi sipërfaqe qe janë në fillim të vjeljes dhe deri në përfundim të saj.
  3. Dëmtim të fidanit të mbjelle në sera në ditët e fundit të dhjetorit 2016 në sipërfaqen prej 11.34 ha  me domate.
  4. Ne agrume të evidentuara deri me tani kane pësuar tronditje ose tharje në rreth 20-30 % të kurorës se bimëve  rreth 10 ha ose 7000 rrënje.

Lushnjë

Dëmtime ka pasur edhe në rrethin e Lushnjës, konkretisht në fshatrat Gradisht, Allkaj, Bubillimë, Hyzgjokaj, Dushk dhe Lushnjë qytet, në një total prej 13 hektarë me domate, 1 ha me speca, 1.5 ha me trangull.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz