Një substancë antimikrob shumë e zakonshme në produktet për higjenën personale, Triclosan-i, mund të sulmojë mëlçinë dhe ta dëmtojë duke shkaktuar dëme serioze si fibrozë të mëlçisë ose tumor. Studimi mbi këtë substancë, një konservues dhe anti-bakterial që përdoret në shumë sapunë dore dhe prodhime shtëpiake, është kyer nga Universiteti i Kalifornisë dhe është botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
«Nuk do të krijoja alarm,’ thotë Franco Scaglione, drejtor i Shkollës Pasuniversitare të Farmakologjisë, në Universitetin e Milanos.Vetëm në rast se dikush përdor 4-5 kozmetike ose sapunë që përmbajnë triclosan çdo ditë, plus pastën e dhëmbëve, rritet ekspozimi, por studimet ende flasin për rrezik në doza të larta. Prej vitesh ne kemi dyshime rreth kësaj substance. Disa prodhues të detergjenteve për higjenë personale dhe shtëpiake kishin deklaruar se dëshironin ti ndalonin këto produkte. ‘Unë e kuptoj këtë masë paraprake, duke vlerësuar se mëlçia është laboratori ku shkojnë të gjitha substancat e huaja dhe toksike,’ paralajmëron Gaetano Ideo,Epatholog klinik.
‘Por, nivelet e ekspozimit dhe përqendrimit janë të rëndësishme për të krijuar dëme – kujton Ideo -; mendohet se paracetamoli është toksik në doza të larta dhe mund të arrijë madje ta shkatërrojë mëlçinë. Larja e duarve me sapun është me të vërtetë e rëndësishme, por për pastrimin e përditshëm nuk ka nevojë për sapunë që përmbajnë dezinfektues.
Do të ishte e mjaftueshme të ti kushtohej pak më shumë vëmendje produkteve që përdorim. ‘