Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti ka firmosur një urdhër, sipas të cilit akordohet një fond prej 10 milion lekësh, i cili do të përdoret për të dëmshpërblyer fermerët që kanë pësuar humbje në bagëti për shkak të sëmundjes ‘Gjuha blu”. Këtë lajm, Ministri Panariti e konfirmoi menjëherë pasi përfundoi një takim me specialistët e veterinarisë nga Fakulteti i Veterinarisë dhe specialistët e Institucioneve Kërkimore Shkencore. “Ajo që dua të ndaj me ju është se , unë sapo firmosa një urdhër për të vënë në dispozicion një fond prej 100 milion lekësh të vjetra , për dëmshpërblimin e 1200 krerëve bagëti të cilat janë të evidentuara , të ngordhura nga kjo sëmundje. Ky është një premtim i mbajtur”, tha Ministri Panariti.
“Ajo që është kryesorja është që ne nga ky takim dolëm me vendimin që do të shpërndajmë shumë shpejt dhe urgjentisht një udhëzues për masat që duhet të marrin, të gjithë barinjtë e staneve të gjithë blegtorët, të gjithë specialistët veterinarë, për të vendosur masa të rrepta për parandalimin e kësaj sëmundjeje., kryesisht me pengimin e lëvizjes së kafshëve, për asgjësimin e kafshëve të ngordhura, sipas kritereve të vendosura ligjërisht në udhëzim. Do të ndiqen penalisht të gjithë ata që kafshë te ngordhura i braktisin buzë përrenjeve apo vendeve të papërshtatshme, pasi ato janë potencialisht edhe përhapëse të infeksioneve, jo vetëm për këtë sëmundjeve por përhapin edhe infeksione të tjera. Ne jemi të vendosur që të ndalojmë me çdo kusht përhapjen e këtij infeksioni. Ky fond që vihet në dispozicion të fermerëve është masa e parë që merret. Në shtetin fqinj në Itali masa e dëmit e konstatuar nga kjo sëmundje I ka kaluar 200 milionë eurot .po kështu në Greqi bëhet fjalë për 60 milion euro dëme , pra është një sëmundje që ka prekur gjerësisht rajonin. Ne duhet të bëhemi gati edhe për një parandalim në të ardhmen. Në këtë moment nuk është e këshillueshme vaksina sepse mund ta përkeqësojë , por natyrisht që ne fushatat e ardhshme, pasi infeksioni pritet të bjerë, pasi temperaturat në ulje, do bëjë që vektori në lëvizje nga mushkonja që transmeton këtë sëmundje , ngordh , pra veprimi I saj bie .
Por kjo duhet të na bëjë të mendojmë mirë për masat që do të marrin për këtë sëmundje , e cila tashmë po prek gjithë bregdetin e Mesdheut dhe po shtrihet deri në Europën Veriore, nga vende tradicionale si Afrika , e përhapur drejt zonave që nuk e kanë njohur kurrë këtë sëmundje , vendi ynë nuk e ka njohur kurrë këtë sëmundje dhe është si rezultat I ndryshimeve që kanë ndodhur në klimë .
Infeksioni filloi në Shqipërinë Juglindore , filloi në qarkun e Korçës dhe në zonat përreth , Gjirokastër dhe ka tendencën për të shkuar drejt veriut .janë vërtetuar rastet e para edhe në Elbasan , ku I falënderoj edhe veterinerët e Elbasanit të cilët kanë bërë verifikimin urgjent, kanë marrë masat për parandalimin e këtij infeksioni, asgjësimin sipas të gjitha kritereve të asgjësimit të kafshëve të ngordhura dhe marrjen e masave rigoroze për parandalimin e infeksionit. Natyrisht ne do arrijmë që ta izolojmë infeksionin në mënyrë që ai të mos marrë masa më të mëdha.
Raste të konfirmuara nga sëmundja janë 1200 krerë, deri në momentin kur flasim, dhe për këtë është marrë vendimi për kompensimin e fermerëve prej 100 milionë lekësh të vjetra. Llogaritet përafërsisht 5 mijë lekë të reja për krerë të ngordhura, por kryesorja është që ne kemi angazhimin që ne nuk do I lëmë atë vetëm me dëmet që ka shkaktuar kjo sëmundje të paparashikuar, sepse nuk është pjesë e sëmundjeve që ne I kemi në skemat e rimbursimit, por megjithatë unë edhe në konsultën me Kryeministrin, natyrisht edhe me qeverinë, edhe me kapacitetet që ne kemi brenda Ministrisë, morëm vendimin për të kompensuar me këtë fond për të kompensuar një për një të gjithë fermerët.. Sëmundja nuk paraqet asnjë rrezikshmëri për njerëzit”, tha Panariti.