Depozitat e individëve paraqesin burimin kryesor të financimit të sektorit bankar në Kosovë.
“Në kushte normale, këto depozita konsiderohen si burimi më i qëndrueshëm i financimit për bankat. Ato përbëjnë shuma më të vogla por nga një numër i madh i individëve të cilët kanë probabilitet shumë të ulët që t’i tërheqin në të njëjtë kohë ”, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”
Sipas këtij, studimi ky nën tregues në kushte jo stabiliteti apo paniku financiar, është kthyer ndër burimet më të ndjeshme të financimit.
“Prandaj, trendi i depozitave familjare mund të konsiderohet si matës i nivelit të likuiditetit të bankave në njërën anë, si dhe besueshmërisë së sektorit në anën tjetër. Ky nëntregues shprehet si ndryshim vjetor i nivelit të depozitave të ekonomive familjare. Rritja e tyre nënkupton shtim të likuiditetit, që rrjedhimisht reflekton besueshmëri dhe qëndrueshmëri të sektorit bankar. Sa më e lartë norma e rritjes, aq më i ulët rreziku i likuiditetit të sektorit”, thuhet në materialin studimor të BQK-së. /Telegrafi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.