Banka Qendrore e Kosovës shënoi 15 vjetorin e themelimit, ku u tha se zhvillimi i funksionit të Bankës të saj ndodhi në kohën kur pjesa më e madhe e rajonit ishin në pjesën e përfundimit të tranzicionit.
Vlera e depozitave nëpër banka komerciale ka arritur vlerën prej 2 miliardë e 500 milionë euro derisa në vitin 2010, vlera e depozitave ishte vetëm 1 miliard e 96 milionë euro, ku për katër vjet ka arritur 20 për qind rritje.
Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, ka thënë se zhvillimi i funksionit të Bankës Qendrore të Kosovës ndodhi në kohën kur pjesa më e madhe e rajonit ishin në pjesën e përfundimit të tranzicionit, ku BQK-ja u tregua e vëmendshme dhe bëri përpjekje, duke mësuar nga ajo që kaluan bankat qendre të rajonit dhe zgjodhi modelin i cili u tregua i suksesshëm për zhvillimin e një sektori financiar, efikas dhe të qëndrueshëm.
“Sektori bankar i Kosovës filloi zhvillimin e tij në vitin 2000 me një kapital të bankave komerciale prej 6.2 milionë. Nga fillimet e para deri në ditët e sotme kapitali i bankave komerciale është rritur në mënyrë të vazhdueshme me 230.4 milionë në 2010 dhe 316.9 milionë në 2014, përkatësisht duke u rritur në 38 për qind vetëm në katër vitet e fundit. Njëkohësisht për disa sete të bankave komerciale në vitin 2000, ishin 103.1 milionë euro me 2010, u arrit me 2 miliardë e 455 milionë euro dhe tash ka arritur në 2 miliardë 956 milionë euro, duke u rritur për afër 20 për qind në katër vitet e fundit”, ka thënë ai, shkruan Zëri.
E në anën tjetër, Thomas Goncchi, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se sistemi bankar është stabil dhe se sistemi i depozitave është i mjaftueshëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.