Jetëgjatësia mesatare e jetës vazhdon të rritet me tre muaj çdo vit por jetëgjatësia ka si efekt anësor reduktimin njohës. Në fakt, numri i njerëzve me çmenduri rritet me 5 milionë çdo vit. Është në rritje të vazhdueshme edhe depresioni: sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në 2030 do të jetë sëmundja më e zakontë kronike. Por tanimë shfaqet një e dhën e re: depresioni, çmenduria dhe kujtesa janë të lidhura ngushtë së bashku. Ky është përfundimi në të cilin kanë aaritur kohët e fundit shkencëtarët që kanë identifikuar depresionin si një faktor rreziku për disa sëmundje kronike degjenerative të moshës së thyer. Një temë që ka qenë fokusi i conferences ‘Memoria në mendjet e sëmura’, promovuar nga Akademia e Shkencave Papnore dhe përkushtuar për të thelluar lidhjen midis mekanizmave në bazën e proceseve konjitive dhe kujtesës dhe sëmundjeve të sistemit nervor qendror.Cila është lidhja midis kujtesës, depresionit dhe çmendurisë?
Humbja e memories është emëruesi i përbashkët i semundjeve degjenerative te sistemit nervor qendror. Por problemet e kujtesës lidhen edhe nme çrregullimet psikiatrike që i mundojnë të rinjtë dhe të rriturit: depresioni, çrregullim bipolar, skizofrenia mbartin ndër shenjat dhe simptomat e tyre aspekte që lidhen me aftësinë për të krijuar, ruajtur dhe rifituar kujtime.
Problemet konjitive mund të jetnë me interes për të rinjtë dhe të rriturit, dhe jo vetëm të moshuarit mes moshës 65 dhe 75 vjecare. Edhe fillesa e e sëmundjeve degjenerative është zhvendosur pak më tej, por çmimi për të paguar është që sëmuremi më gjatë. Ndër sëmundjet më të zakonshme sëmundja Parkinson që shpesh fillon papritmas dhe në mënyrë dramatike me deficite konjitive që përfshijnë vëmendje, përqendrim, dhe, veçanërisht memorie, lidhen me deficitin kolinergjik.