Skoci
Në Skoci është një traditë, derbi mes Celtic e Glasgow Rangers është thjesht një sfidë e qytetit të Glasgow, po edhe një sfidë religjioze. Tifozët e Rangers janë të besimit protestant, ndërsa ata të Celtic janë katolikë.
Itali
Një derbi mjaft i njohur në Itali është ai i kryeqytetit, mes Romës dhe Lacios, sa herë që dy skuadrat ndeshen me njëra-tjetrën shfaqin në fushë një luftë të vërtetë. Të fitosh këtë derbi përbën një fitore kaq të madhe sa mund të shpëtosh një sezon të tërë.
Spanjë
Nuk është fiks një derbi, por sigurisht është një ndeshje që elektrizon gjithë botën e futbollit, sfida mes Real Madrid dhe Barcelonës. Ndoshta po flasim për ndeshjen më të madhe në planet.
Itali
Derbi mes Inter dhe Milan ka qenë gjithnjë një rast unik në Itali për të ndjekur dy ndër skuadrat më të rëndësishme në botë. Sot të dyja këto skuadra kanë pësuar rënie, por projektet respektive kineze janë mjaft ambicioze dhe kërkojnë ringritjen sa më të shpejtë të ekipeve milaneze.
Gjermani
Mos e nënvlerësoni derbin mes Borussia Dortmund e Schalke 04, është një përballje mjaft emocionuese në Gjermani.
Gjermani
Është përballja e 100-të mes Hamburg-ut dhe Werder Bremen-it në Bundesligë, e cila ka dhuruar gjithnjë emocione të mëdha.
Turqi
Ka gjithnjë një shije të veçantë sfida mes Galatasaray e Fenerbahce, dy skuadra të Stambollit.
Angli
Përballjet derbi nuk janë gjithnjë të dhunshme dhe të rrezikshme siç dëshmojnë sfidat mes Liverpool-it dhe Everton-it. Ky derbi është pagëzuar si “Derbi miqësor”.
Angli
Nuk mund të mos përmendnim një ndër përballjet derbi më të nxehta, sfidën mes Manchester United dhe Manchester City…
Serbi
Kur në Serbi përballen Crvena Zvezda (Ylli i Kuq) me Partizanin e Beogradit, situata nuk është asnjëherë e qetë. Kjo sfidë është e zjarrtë, ka gjithnjë tifozë të shumtë në stadium.
Portugali
Mjaft i dëgjuar është edhe derbi i Lisbonës mes Benfikës dhe Sporting Lisbonës, një ndeshje që ka gjithnjë diçka të veçantë, edhe pse të dy skuadrat janë përballur 200 herë me njëra-tjetrën.
Brazil
Derbi mes Flamengo e Fluminense ka entuziazmuar gjithnjë tifozët në Brazil, një sfidë e cila në dhjetor 1963 mbushi thuajse me 200 mijë tifozë stadiumin Maracanà.