Bisedimet mes qeverisë greke dhe kreditorëve ende duket se nuk kanë arritur ndonjë progres të dukshëm.
Zëdhënësi i kreut të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha se mbledhja e ministrave të Financave të Eurozonës është shtyrë për nesër, ku do të bisedohet problemi i borxhit dhe plani i përmirësimit për të ardhmen.
Aktualisht, bisedimet midis qeverisë greke dhe kreditorëve kanë ngecuar pasi palët kanë mosmarrëveshje lidhur me raportin e vlerësimit.
Eurozona dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar thanë javën e kaluar se nëse Greqia nuk mund të realizojë rritjen prej 3.5% në vitin 2018, atëherë qeveria greke duhet të pakësojë shpenzimet financiare me 3.6 miliardë euro.
Reformat që po diskutohen përfshijnë ndryshime në pensione dhe taksa dhe të tjera masa shtesë që Athina Zyrtare duhet të ndërmarrë në rast se dështon të arrijë objektivat në buxhet. Këto masa do të jetësohen nëse ato të zakonshmet nuk janë të mjaftueshme për të gjeneruar një sufiçit primar në buxhet prej 3.5% të PBB deri ne 2018.