“Dështon” skema e mëparshme e vlerësimit të policisë, kosto e lartë prej 3 mln dollarë, formulohen ndryshime në ligj

22/03/2019 1:00 PM 0 komente

Përmes formulimeve të reja të dispozitave ligjore që parashikojnë vlerësimin e  punonjësve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme, është bërë e ditur se skema e mëparshme e parashikuar për vlerësimin ka hasur probleme, si dhe ka sjellë një barrë financiare të lartë, që ka ndikuar në vonësen e implementimit të procesit.

Sipas të dhënave të marra pranë Kuvendit, është përpiluar një pr.ligj i ri, i cili parashikon se procesi i vlerësimit nga 300 mln lekë, do të realizohet me 40 milion lekë, duke i kursyer kështu buxhetit të shtetit 260 mln lekë.

Mekanizmi  i parashikuar  në ligjin ekzistues  parashikon ngritjen e  një serie organesh për  vlerësimin kalimtar të punonjësve  të institucioneve në varësi të Ministrisë  së Brendshme. Sipas këtij modeli “ujëvarë”,  vlerësimi kryhet në tri faza, ku në çdo fazë vlerësohen afërsisht 300, 3 000 dhe 9 000 punonjës. Numri i  anëtarëve të komisioneve vlerësimit dhe sekretariateve teknike mbështetëse është parashikuar të jetë 30, 90 dhe 270.

“Kjo  skemë ka  disa avantazhe  dhe disavantazhe.  Nga njëra anë garanton  pavarësi, paanshmëri dhe pronësi  të procesit të vlerësimit nga vetë  strukturat, ndërsa nga ana tjetër kërkon  impenjim domethënës të burimeve materiale dhe  atyre njerëzore. Këto dy disavantazhe, pra fakti  që kërkohet impenjim i konsiderueshëm i burimeve njerëzore  të vetë strukturave, duke pasur parasysh se plot 240 punonjës  të nivelit të lartë dhe të mesëm duhet të shkëputen nga detyrat  e tyre funksionale dhe të kryejnë procesin e vlerësimit dhe sidomos  aspekti financiar, ku sipas parashikimeve procesi  i vlerësimit  do të kushtojë  rreth 300 milionë lekë ose rreth 3 milionë dollarë.  Në këto  kushte, duke  pasur parasysh  se vetë elementi  financiar ishte një  nga arsyet që solli vonesa në implementimin e procesit, Ministria e Brendshme, pas një  analize të thellë dhe shumëplanëshe propozon një mekanizëm të ri për vlerësimin,  i cili mund të arrijë po të njëjtat objektiva, pra të pavarësisë, paanshmërisë dhe  objektivitetit të procesit, me më pak kosto për buxhetin e shtetit.”- thuhet në relacion.

Sipas  parashikimeve  të këtij projektligji,  propozohen dy ndryshime thelbësore,  pa prekur substancën e kritereve të  vlerësimit apo të procedurës së ndjekur.  Kriteret ngelen po ato, pra vlerësimi i figurës, i pasurisë dhe i profesionalizmit, siç ngelet po e njëjtë edhe procedura e vlerësimit. Ndryshimi  i parë thelbësor është që propozohet që punonjësit e SHÇBA-së të kalojnë të gjithë vlerësimin në fazën parë. Sot ligji në fuqi parashikon që vetëm 2  Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendësdrejtori, drejtorët dhe shefat e sektorëve e kalonin vlerësimin në fazën e parë. Vlerësimi i fazës së parë kryhet  nga një komision i jashtëm me 15 anëtarë, i asistuar nga një sekretariat teknik me po 15 anëtarë.

Ndryshimi   i dytë thelbësor   qëndron në faktin se   propozohet që të jetë SHÇBA-ja  ajo që do të kryejë vlerësimin e të  gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit  dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, pra punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe të atyre të nivelit bazë.

 

Sipas relacionit të pr.ligjit,  ndryshimet do të sjellin disa avantazhe:

  1. Së  pari,  ka një  impakt të  ndjeshëm mbi  buxhetin e parashikuar.  Ngarkimi i SHÇBA-së me vlerësimin  e punonjësve në fazën e dytë dhe të  tretë, pra rreth 12 000 punonjës, i kursen  buxhetit të shtetit rreth 260 milionë lekë, duke minimizuar kostot shtesë.  
  2. Së  dyti,  garanton  të njëjtin  të standard për  të gjithë procesin.  Duke pasur parasysh se vetë punonjësit e SHÇBA-s ë do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe i njëjti standard do të përcillet përgjatë gjithë procesit në fazat e tjera.
  3. Së treti, garanton të njëjtën pavarësi dhe paanshmëri, sa kohë nuk ndryshojnë as kriteret as procedurat e vlerësimit.  
  4. Së katërti, shkurton kohën e vlerësimeve individuale, sa kohë një pjesë e madhe e informacioneve për punonjësit e Policisë apo Gardës gjenden në arkivat e vetë SHÇBA-s ë   si organi i ngarkuar me monitorimin e punës së tyre dhe në veçanti me aspektet e integritetit, pa harruar rolin e vetë SHÇBA-së në proceset e pajisjes me certifikatë sigurie

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of