Destinacionet europiane me numrin më të lartë të turistëve

10/08/2017 11:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
30 destinacionet europiane_slide

Cilat janë destinacionet që zgjedhin europianët për të kaluar pushimet e tyre? Edhe pse shumë do të mendonin që ata largohen nga kontinenti i tyre për të ekspoluar vende të tjera, në të vërtetë ndodh e kundërta, sepse pjesa më e madhe e europianëve nuk duan që të shkojnë në destinacione që janë shumë larg vendit të tyre, prandaj edhe të dhënat tregojnë se numrin më të lartë të turistëve e shënojnë pikërisht banorët e këtij kontinenti.

Dhe padyshim, që numrin më të madh të turistëve do ta kenë destinacione si ishujt Kanarie, Parisi me rrethinat e tij, dhe Spanja me disa prej qyteteve të saj më të bukura.

tab_30 vendet me nr me te larte te turisteve

Sipas agjencisë së statistikave, afërsisht 90 për qind e të gjithë të dhënave të regjistruara në destinacionet turistike në Europë në 2015-n, ishin nga rezidentë të po këtij kontinenti.

Spanja, Italia dhe Franca janë destinacionet më të vizituara, secila me atraksionet e veta turistike që tërheqin një numër tejet të lartë vizitorësh.

Turistët shpenzuan një total prej 94 milionë netësh në 2015-n në ishujt Kanarie të Spanjës, duke përfshirë edhe Fuerteventurën, Lanzaroten, Tenerifet dhe Gran Canarian. Katalonia regjistroi rreth 75.5 milionë net të shpenzuara nga turistët, ndërsa në Majorka dhe Ibiza në po të njëjtën periudhë u shpenzuan rreth 65.2 milionë net.

Në Paris të Francës u shpenzuan nga turistët rreth 76.8 milionë net, ndërsa në Côte d’Azur rreth 54.6 milionë net.

 

graf_night spent by tourists

Të dalësh jashtë Europës

Ndërsa për të gjithë ata europianë që vendosën që pushimet e tyre t’i kalonin jashtë kontinentit të tyre, destinacionet më të preferuara ishin Amerika dhe Turqia, me rreth 13.8 për qind dhe 10.4 për qind netësh të shpenzuara nga turistët në secilin prej këtyre shteteve.

Në 2015, angelzët dhe estonezët kaluan më shumë se një të katërtën e pushimeve të tyre jashtë BE-së. Ndërsa belgët, kroatët, lituanezët dhe austriakët, një në pesë ditë e kaluan jashtë Europës.

Mesatarisht rreth 15.4 për qind e të gjitha netëve të shpenzuara nga rezidentët europianë ishin jashtë kontinentit të tyre.

barcelona

Europianët shpenzuan mesatarisht 85 euro (100 dollarë) në natë në një tjetër qytet turistik europian, duke filluar nga Sllovakia me 46 euro e deri në Estoni me 129 euro.

Por 4 nga 10 europianë nuk shkuan fare me pushime. Gjysma e atyre që nuk patën mundësi të shkonin me pushime u shprehën se shkaku kryesor ishte mungesa e mundësive financiare.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz