Destinacionet europiane me taksat më të larta për pushuesit, nga Ibiza në Berlin

13/06/2018 11:59 AM 0 komente

Sipas një studimi të kryer së fundmi dhe të publikuar në Daily Mail, disa prej destinacioneve europiane që kanë taksat më të larta për turistët, janë Majorka, Ibiza, Menorka, Formentera, Barcelona, Roma dhe Berlini.

Referuar të dhënave të publikuara nga ky studim, një pushues që do të qëndrojë për një javë në një hotel me pesë yje në Ishujt Baleare, i duhet të pagujë menjëherë sapo ka mbërritur në hotel, një taksë të quajtur “taksa ekonlogjike” e cila kushton 28 euro. Ndërsa nëse pushuesi vendos të akomodohet një hotel me trey je, atëhere për këtë taksë ai duhet të paguajë 14 euro.

Në Majorka, Ibiza, Formentera dhe Menorca, taksa për natë që një turist duhet të paguajë në një hotel me pesë yje varion nga 4 euro/ person në tre euro/person në një hotel me katër yje, dy euro/person për një hotel me dy yje dhe tre yje dhe një euro/person për qëndrimin në kampe të ngritura posaçërisht për turistët.

Katalonja ka një tjetër nivel taksimi për turistët, i ndryshëm nga ai në Barcelonë.

Sipas këtij studimi të kryer nga Liligo, Barcelona ka një taksë prej 2.25 euro/person në natë për qëndrim në një hotel me pesë yje, 1.10 eruo/person në natë pë qëndim në një hotel me katër yje dhe dy eruo/person në natë për qëndrim në një hotel  me tre yje ose edhe më pak.

Ndërs të gjithë ata që dëshirojnë të marrin me qira një shtëpi paguajnë 2.25 euro/ person në natë.

Në Romë, turistët duhet të paguajnë deri në shtatë euro/person në natë për qëndrim në një hotel me pesë yje.

Ndërsa në Napoli, Venecia dhe Firence taksa për një natë qëndrimi në një hotel me pesë yje për person shkon nga tre deri në pesë euro.

Këtu taksat për një natë qëndrimi në një hotel me pesë yje për person është 2.25 euro, në ato me katër yjë taksa për person në natë është 0.90 cent dhe për të gjitha llojet e tjera të akomodimit është 0.45 cent.

Jashtë Barcelonës, apartamentet e dhëna më qira për turistët kanë një taksë prej 0.90 cent/ person në natë.

Edhe pse për shumë mund të tingëllojë si e habitshme, ai që përbën përjashtim është Milano, ku taska e qëndrimit në natë varion nga dy deri në pesë euro për person, por me një zbritje deri në 50 për qind gjatë periudhës së verës.

Sipas studimit të kryer nga Liligo, në Gjermani, çdo qytet ka një taskë të vetën për turistët.

Për shembull, në Berlin, taksa e qëndrimit është pesë për qind e totalit të faturës së hotelit për akomodimin.

Hamburgu ka një mënyre tjetër taksimi, e cila varion nga 50 cent në katër euro sipas llojit të akomodimit.

Ndërsa në Mynih nuk ka asnjë taksë për turistët.

Amsterdami dhe Utrehti kanë të njejtën mënyrë taksimi me Berlinin, pesë për qind e totalit të faturës së hotelit për akomodimin.

Në Eindhove kjo taksë është 3.5 për qind dhe në Roterdam 4.5 për qind e totalit të faturës së hotelit për akomodimin.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Liligo.com, një numër shumë i madh turistësh surprizohen nga një taksë e tillë, për të ciëlna ta vihen në dijeni ose në fillim të qëndrimit të tyre ose në fund kur largohen.

Në shumicën e shteteve që e aplikojnë këtë taksë, ajo nuk mund të paguhet duke iu shtuar kosotos së akomodimit, por paguhet në forma kesh në recepsionin e hotelit.

Një ndër arsyet kryesore të vendosjes së një takse të tillë për turistët është grumbullimi i fondeve për të minimizuar efektet negative të turzmit në qytete.

Këto lloj taksash nuk shihen vetëm në kontinentin e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Azi.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz