- Nëse adhuroni natyrën, ekspertët e National Geographic Travel ju rekomandojnë që të vizitoni gjatë pranverës Sri Lankën
- Gjatë pranverës, Namibia është destinacioni ideal, me çmime të lira dhe temperatura të freskëta në mbrëmje
- Në maj, rritja e nivelit të ujit të Amazonës, ju krijon mundësinë për udhëtime të ndryshme dhe mbi të gjitha, në temperaturë ideale.
Ja se cilat janë disa prej destinacioneve më të bukura për t’u vizituar gjatë pranverës sipas National Geographic Travel:
Nëse adhuroni natyrën, nuk duhet të lini kurrsesi pa vizituar në pranverë Sri Lankën me mrekullitë e saj. Por nëse doni të eksploroni kulturën e një vendi, ju këshillojmë të shkoni në Jeruzalem gjatë Pashkëve, duke qenë se kjo përvojë konsiderohet si ndër më të bukurat në jetë.
Svalbard
Në çdo moment, pjesë të mëdha akulli mund të shkëputen nga muri 160 km i lartë i Svalbardit dhe të bien në det. Me pak durim dhe nëse zgjidhni periudhën e duhur për ta vizituar, ju mund të jeni dëshmitarë të kësaj lëvizje të fuqishme të natyrës.
Sipas National Geographic Travel, nëse jeni fans i aktiviteteve dimërore, atëherë kur koha të jetë edhe me diell, këshillohet pikërisht Svalbardi në pranverë, arkipelagu i të cilit ndodhet 997 km në jug të Polit të Veriut.
Namibia
Valët e dunave të rërës takohen me valët e oqeanit për të krijuar një pamje joreale në Parkun Kombëtar të Naukluft në Namibi.
Gjatë pranverës, Namibia është vlerësuar si një prej destinacioneve me çmime më të lira dhe me temperatura më të favorshme për t’u vizituar.
Japonia
Pranvera është stina ideale për të vizituar Japoninë dhe për të parë spektaklin e çeljes së luleve të qershisë.
Disa prej aktiviteteve që këshillohen janë udhëtimet me varkë në lumin Kitakami për të mbërritur më pas në Parkun Tenshochi ku 10,000 pemë qershie krijojnë një tablo rozë reale, e cila lë pa fjalë çdo turist që e sheh.
Ju mund të ndiqni gjithashtu edhe festivalin e pranverës, Takayama, në mallet Hida, aty ku edhe ky festival ka 300 vjet që festohet.
Amazona e Sipërme, Peru
Për të gjithë ata turistë që janë në kërkim të aventurës, National Geographic Travel, propozon të vizitohet Amazona e Sipërme në Peru.
Gjatë pranverës (muajit maj) niveli i ujit këtu rritet, duke ju mundësuar kushte më të mira për të vozitur dhe mbi të gjitha, temperaturat në mbrëmje janë jo shumë të larta.
Edhe pjesa e akomodimit, është ideale për aventurierët, sepse ata mund të flenë në shtëpitë e ndërtuara në pemë apo në shtëpitë e ndërtuara në barka nga banorët vendas, të cilat janë të shumta përgjatë lumit.
Izraeli
Sipas National Geographic Travel, të gjithë ata që kërkojnë ato eksperienca që jetohen vetëm një herë në jetë dhe mbeten të paharrueshme, propozohet të vizitohet Jeruzalemi gjatë periudhës së Pashkëve.
Nuk duhen humbur: Zbritja nga Mali i Ullinjve që ndodh në fillim të Javës së Shenjtë, Rrugëtimi i Jezusit gjatë Rrugës Dolorosa në ditën e së Premtes së Mirë dhe kurrsesi Zjarri i Shenjtë në Kishë gjatë së Premtes së Shenjtë.
Nëse turmat e pelegrinëve do të shtohen vazhdimisht, atëherë turistëve u këshillohet që të marrin një gondola dhe të shkojnë të vizitojnë kështjellën 2,000-vjeçare, Masada, të Mbretit Herod ose të bëjnë një xhiro me varkë në Detin e Galileut.
Lumi i “Gjarpërinjve” dhe i Kolumbisë
Nuk duhet humbur agimi në lumin e Kolumbisë në Oregon.
Për të parë një prej ujëvarave të mrekullueshme të Amerikës së Veriut, ju këshillojmë që të vizitoni lumin e “Gjarpërinjve” dhe atë të Kolumbisë, që kalon përmes Oregonit, Indaho në Uashington.
Arkipelagu i Sejshelleve
Ujërat e pasura dhe të kristalta të arkipelagut të Sejshelleve përplasen në ishullin e Digues.
Sejshellet janë një arkipelag prej më shumë se 115 ishujsh në Oqeanin Indian.
Koha ideale për ta vizituar këtë mrekulli të natyrës, është pranvera ku temperaturat gjatë ditës janë ideale për plazh sepse arrijnë deri ne 29 gradë Celcius, ndërsa mbrëmjet janë të freskëta, duke ju mundësuar një kohë ideale për shëtitje dhe eksplorime të vendeve të ndryshme të kësaj zone.
Bregu Lindor i Sri Lankës
Sipas National Geographic Travel, Sri Lanka mund të eksplorohet në mënyrën më të mirë me varkë apo me kajakë të vegjël.
Duhet të bëni kujdes se cilat ture zgjidhni pasi arrini në këtë destinacion, sepse asnjëri nuk është i ngjashëm me tjetrin.
Turet në Luginën Pottuvil nuk këshillohen për familjarët me fëmijë të vegjël sepse mushkonjat, zhapikët e deri tek krokodilët janë të pranishëm në këtë zonë, e cila edhe nëse vendosni ta vizitoni nuk mund ta bëni kurrsesi pa një guidë eksperte për shkak të rrezikshmërisë së lartë.
Ndërsa zona e plazhit Pasikuda është më e qetë dhe më e pastër dhe këshillohet kryesisht për familjarët. Pranë portit të qytetit, në Trincomalee, turistët mund të shikojnë artin e vjetër të peshkimit nga peshkatarët e zonës, si dhe të vizitojnë tempujt e vjetër Hindu.
Fshati i vogël Paisa në Madelin, është një prej destinacioneve që njihet gjithashtu si “Vendi me pranverë të përjetshme”.
Sipas National Geographic Travel, ky është një prej vendeve që nuk duhet lënë kurrsesi pa u vizituar në pranverë për shkak të kushteve ideale të temperaturave. Gjithashtu udhëtimet në këtë periudhë janë edhe më të lira se gjatë sezoneve të tjera.
Panamaja
Nëse turistët duan të shikojnë Panamanë e vërtetë nuk duhet kurrsesi të shkojnë në ato zona të cilat janë shumë të populluara me turistë, prandaj këshillohet Parku Kombëtar i Coibas, Hacienda del Mar në ishujt Pearl, dhe ata që duan të shpenzojnë sa më pak duhet të vizitojnë Santa Catalina. Në Santa Catalina, mjeti kryesor i transporit janë kuajt, ushqimi është shumë i freksët dhe kryesisht prodhimet e detit janë edhe me çmime të lira (6 dollarë amerikanë një pjatë).