Duke qenë se janari është fillimi i vitit, shumë prej nesh pyesin veten se ku do të shkojnë me pushime, ose nëse mund t’ia lejojnë vetes pushimet për shkak të gjendjes ekonomike.
Skuadra e Hoppa (kompani e transportit në aeroport) ju vjen në ndihmë. Ajo ka renditur 100 destinacione në bazë të asaj se sa të kushtueshme apo të lira janë si vend pushimesh për vitin 2018 në bazë të çmimit të akomodimit, ushqimit, pijeve, transportit me taksi dhe argëtimit për një person për ditë.
Më poshtë janë dhjetë vendet më të lira për të shkuar me pushime në vitin 2018
10. Sofje, Bulgari, £87.49
Për çdo person, akomodimi, ushqimi, pijet dhe argëtimi kushtojnë mesatarisht 87.49 paund/ditë, gjë që e bën qytetin ideal për ta vizituar. Sipas studimit është edhe destinacioni i katërt i lirë europian.
9. Kuala Lumpur, Malajzi, £87.38
Kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lampur, është edhe një ndër destinacionet më të lira kur flitet për shpenzimet ditore. Sipas raportit, qyteti renditet i nënti për kostot e akomodimit, ku një natë për dy persona kushton £44.00.
8. Xhakarta, Indonezi, £85.11
Kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta, në ishullin Java, është gjithashtu ndër vendet më të lira për të ngrënë, një darkë për dy persona kushton mesatarisht £13.00.
7. Bukuresht, Rumani, £83.76
Kryeqyteti i Rumanisë, prej kohësh ka fituar reputacionin si një ndër vendet më të lira dhe ky studim e konfirmon një gjë të tillë. Bukureshti renditet i dhjeti si një ndër destinacionet me verën më të lirë (mesatarisht £4.63 një shishe verë) dhe transporti me taksi për një largësi prej 5 kilometrash, për një person, kushton mesatarisht £1.62.
6. Kajro, Egjipt, £79.17
Kajro, i cili renditet në vend të 6 si destinacioni më i lirë (kur mblidhni bashkë të gjithë shpenzimet), është në vend të parë kur flitet për të marrë një taksi. Ju do të paguani më pak se £1 (rreth 79p) nëse përshkoni pesë kilometra. Ushqimi në fastfood-e kushton mesatarisht £2.55, ndërsa një darkë për dy persona kushton mesatarisht £12.00.
5. Siem Reap, Kamboxhia, £78.96
Shtëpi e tempullit kompleks Angor Wat – trashëgimi e UNESCO-s, Siem Reap është edhe destinacioni i 5-të më i lirë. Një natë në hotel për dy persona kushton rreth £42.00. Siem Reap është renditur në vend të parë si destinacioni ku është më lirë të pish një birrë të vogël, £2.30.
4. Denpasar, Bali, Indonezi, £74.71
Është e mrekullueshme që një destinacion kaq i bukur është po ashtu një ndër më të lirët. Denpasar është renditur në vend të parë si destinacioni me koston më të ulët të qëndrimit në hotel për një natë (dy persona – £33.00). Le ta krahasojmë me New York City, ku mesatarisht një natë për dy persona kushton £258.00. Denpasar është destinacioni i dytë më i lirë për të marrë një taksi (£1.10, për një person, 5 km).
3. Manila, Filipine, £70.20
Kryeqyteti i Filipineve është destinacioni i dytë më i lirë për të pirë një birrë (£2.63, një birrë e vogël). Edhe ushqimi është po ashtu i lirë, një darkë për dy persona kushton mesatarisht £11.00, ndërsa nëse zgjidhni të hani në fastfood do t’ju kushtojë rreth £2.41.
2. Antalia, Turqi, £69.87
Antalia, rezorti në jug të Turqisë, është destinacioni i dytë më i lirë për t’u vizituar në vitin 2018. Kjo pjesërisht për shkak të çmimeve të qëndrimit në hotel – një natë për dy persona kushton mesatarisht £38.00, ndërsa një darkë në restorant për dy persona kushton mesatarisht £11.00.
1. Kiev, Ukrainë, £64.79
Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, është renditur i pari si destinacioni më i lirë për të kaluar pushimet tuaja, ku një natë për dy persona kushton rreth £64.79. Një nga gjërat që do të shijoni veçanërisht këtu janë koktejet, koktejet dhe koktejet (mesatarisht £2.94).
Çfarë prisni? Filloni të rezervoni udhëtimin tuaj!
Burimi: Cosmopolitan