Deutsche Bank AG ka në plan të shkurtojë vende pune në biznesin e saj gjerman të tregtimit teksa bashkë- ekzekutivi John Cryan kërkon të reduktojë shpenzimet përgjatë gjithë bankës më të madhe të investimeve të Evropës, sipas një personi me njohuri rreth çështjes.
Tre pozicione që përballen direct me klientin dhe rreth 10 role në zyrën ‘mbështetëse’ka të ngjarë të shkurtohen, tha personi, i cili kërkoi të mos identifikohej, sepse çështja është private. Manaxhimi i bankës i ka referuar përfaqësuesve të punës se ka në plan të shkurtojë 40 vende pune në njësinë e tij gjermane të tregtimit dhe investimit, sipas të njëjtit person.
Deutsche Bank tha muajin e kaluar se ka në plan të shkurtojë rreth 9,000 vende pune në një bazë neto deri në fund të vitit 2018, me rreth 4,000 prej atyre në tregun e saj vendas. Gjermania llogaritet për rreth 45,921 të stafit prej 100,407 të Deutsche Bank në fund të shtatorit, tregojnë regjistrat e kompanisë.
Kompania do të shkurtojë 5,000 vende pune në Gjermani, mbi baza bruto, përfshirë rreth 3,200 nga më shumë se 12,000 pozita në njësinë e tij të ‘kateringut’ për konsumatorët dhe bizneset e vogla dhe të mesme, .
Aksionet e Deutsche Bank kanë rënë 7.2 për qind gjatë vitit të kaluar.