Nga delfinët që notojnë tek ujërat e kristalta të Ebridit e deri te jeta e natës së Santorinit, nga plazhet e Kaprit, te plazhet e kuqe të Gozos. Ja ku mund të kaloni pushime të mrekullueshme sipas TripAdvisor.
Plazhe të gjatë me rërë të bardhë dhe ujëra transparente. Kështu është ishulli më i bukur i Europës, veçse duhet të harroni detin e ngrohtë të Mesdheut.
Më e mira e kontinentit gjendet në Skoci, në arkipelagun Ebridi. Është ishulli Lewis dhe Harris, destinacioni më i bukur i Europës, sipas TripAdvisor, portalit më të madh të udhëtimeve e që është nderuar me çmimin e ishullit më të mirë të përzgjedhur për vitin 2014.
Tingëllon si diçka e habitshme, por Lewis dhe Harris, nuk është i vetmi ishull i cili gjendet në klasifikimin e Tripadvisor sa i përket Skocisë. Në vend të tretë gjendet Mainland dhe në të nëntin Mull. Në klasifikim sundon Greqia, me pesë ishuj, ndërsa Italia përfaqësohet vetëm nga Kapri.
Skocia
Vendi i parë për ishullin Lewis e Harris. Ky destinacion ka plazhe të bukura, me det me ngjyrë blu ku notojnë delfinët dhe orkat. Peizazhi i egër alternohet me fusha të gjelbëruara e pjellore dhe male të larta që e bëjnë një destinacion perfekt për pushime të qetë dhe jashtë çdo gjëje të zakonshme.
Naksos
Ishulli i Naksos është një vend ku ndërthuren rrënojat antike dhe ujërat turkeze. Ai ka një të shkuar antike. Thuhet se në këtë ishull u kthye Tezeu pas luftimit me Minotauron dhe braktisi Arianën, e cila kishte ikur me të nga Kreta.
Turistët rekomandojnë që të vizitohet edhe Portara, me rrënojat e saj antike pothuajse të shkatërruara. Për udhëtarët e TripAdvisor, ky vend është thjesht i mrekullueshëm.
Gozo
Vendi i tretë i takon Gozos, ishullit të vogël të arkipelagut të Maltës. Ujërat në këtë ishull janë perfekt për zhytje. Bregu i mrekullueshëm i Ramla me plazhet e kuqe dhe tempujt prehistorikë të Ggantija janë destinacione që nuk duhen humbur pa vizituar.
Mainland
Vendi i katërt sërish i takon Skocisë e këtë herë ishullit Mainland, ishullit kryesor të Orkadit. Në pjesën perëndimore të Mainland gjenden tempuj parahistorikë, përfshi varre dhe gurë për rite të lashta ceremoniale të quajtur Skara Brae. Nuk duhet lënë pa vëmendje edhe marina e njohur si The Gloup dhe më pas plazhi i Mill Sands ose Dingieshowe.
Milos
Vendi i pestë për Greqinë me ishullin Milos, ku u gjet i famshmi Venus i Milos e që sot ruhet në muzeun e Luvrit. Ishulli pëlqehet për ngjyrat e shumta, plazhet me rërë, shkëmbinjtë të madhësive të ndryshme dhe mullinjtë me erë që gjenden në Trypiti.
Kefalonia
Vendi i gjashtë sërish për Greqinë, këtë herë me Kefaloninë, në detin Jon. Përdoruesit e TripAdvisor sugjerojnë që të vizitohen shpellat e Drogaratit, të arrihet me varkë Itaka dhe muzeu arkeologjik i Argostolit, qendra kryesore e ishullit.
Santorini
Sërish Greqia. Këtë herë vendi i shtatë i takon Santorinit dhe lagunës së tij gjigante, panoramat fantastike dhe jeta e natës. Më pas vjen Plazhi i Kuq, afër Akrotirit. Plazhi i Bardhë dhe ai vullkanik Nera Kamari, këshillohen për të shijuar një skenar të tillë të jashtëzakonshëm.
Kapri
Vendi i tetë i takon të vetmit ishull italian në renditje, Kaprit. Përdoruesit e faqes sugjerojnë të vizitohet me varkë Grotta Azzurra dhe të kundrohet uji i kristaltë. Më pas mund të udhëtohet në portin e Marina Piccola apo Marina Grande. Ndërsa me spektaklin që ofrojnë oxhakët, mund të bini në dashuri me shikim të parë.
Ishulli Mull
Sërish Ebridi, këtë herë në vendin e parafundit gjendet ishulli Mull. Për të mos u humbur është edhe kështjella 200-vjeçare Duart, shpella e MacKinnon dhe distileria Tobermory, një nga më antiket në prodhimin e Scotch-i me një smalt.
Paros
Klasifikimin e mbyll ishulli Paros, Pëlqehet më shumë nga sportistët që praktikojnë kitesurf e windsurf, por edhe nga çiftet që duan të kalojnë pushime romantike. Mos harroni të vizitoni edhe kishën me 100 porta të Parikias.