Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë OMNIX njoftoi sot se biznesmeni libanez, Fadi Mitri, tërhiqet nga të gjitha investimet në Shqipëri.
Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër tij dhe familjes është shkak i këtij largimi, njoftoi kompania në një deklaratë për mediat.
“Ky akt i rëndë kriminal ia ka dalë që të rrënojë përpjekjet e OMNIX Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milionë USD në Gjirin e Lalëzit.
Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma me të gjithë elementet e tjerë të një standardi më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, park ujor, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.” – thuhet në reagimin zyrtar të OMNIX.
Ky projekt gjigant do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do t’i jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan, është shprehur përfaqësuesi zyrtar i kompanisë. Me këtë investim, OMNIX Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.
Si konkluzion OMNIX Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjell indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot, OMNIX Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. “Falënderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta”,- referohet më tej në deklaratën zyrtare të largimit.
Përpjekjet e OMNIX për të investuar në Shqipëri në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë nisur 8 vite më parë. Por vetëm në vitin 2013, kompania mundi të marrë lejen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit për zhvillimin e investimit. Por me rrotacionin politik të 2013-s, projekti u ngri. Vetëm tani, muajt e fundit qeveria Rama vendosi të hapë dritën jeshile për projektin, duke miratuar edhe shpyllëzimin e zonës ku do të ndërtohej resorti.
Rastet e dhunës janë bërë shkaktarë madhorë për largimin e investitorëve nga Shqipëria.
Kakomeja është padyshim një nga projektet më të përfolura në Shqipëri. Në fillim u mendua se do të ishte një projekt që do të mbante firmën e Club Med, por kompania u tërhoq nga investimi pak kohë më parë, për shkak të sagës në të cilën kaloi konflikti me banorët vendas për cështjet e pronësisë që shpeshherë u shoqërua me dhunë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
…Shqiptarve i duhen edhe 500 vite të dalin nga egërsia e epokës së gurit…
Ne akoma nuk kemi dale nga xhungla ju kerkoni investime serioze.
Dihet qe politika ka gisht ne kete ngjarje.