Dhurata që ju nuk duhet të bëni për festat e fundvitit

28/12/2018 2:53 PM 0 komente

Një prej gjërave më të bukura të periudhës së Fundvitit janë edhe dhuratat, dhe të shumtë janë njerëzit të cilët sa afron kjo periudhë presin që të dhurojnë apo që t’i dhurohen sa më shumë dhurata.

Disa prej këtyre të fundit janë të mirëmenduara, disa prej tyre kanë një domethënie shumë të madhe dhe madje edhe vlerë shpirtërore, ndërsa disa të tjera duket që janë blerë në minutë të fundit apo që nuk kanë lidhje fare me personin të cilit i dhurohen.

Sipas një ankete të kryer kohët e fundit, nga një agjenci kërkimore, u arrit në përfundimin se disa prej dhuratave të konsideruara si më të këqijat ishin kupona të cilët i kishte skaduar afati i përdorimit, kuti me çokollata e cila i dhurohej një diabetiku, një shishe verë apo shampanjë që i dhurohej një personi që nuk e konsumon alkoolin, prerëse për ananasin dhe libra të cilët nuk kishin asnjë lidhje me personin të cilin i dhuroheshin, gira për palestër, kafshë shtëpiake, etj.

Pos sipas të njejtit studim, rreth një e pesta e atyre që u anketuan thanë se i ishin dhuruar dhurata me të cilat ata nuk kishin kurrëfarë lidhjeje.

Rreth një e treta e atyre që u ishte dhuruar diçka të cilën ata nuk e pëlqenin, ia kishin dhuruar atë dikujt tjetër apo ishin munduar edhe ta shisnin.

Më poshtë do të lexoni edhe listën me disa prej dhuratave të cilat nuk duhet t’i bëni kurrë për Festat e Fundvitit:

Gira

Edhe pse personi të cilit ju po ia dhurani mund të jetë i apasionuar pas palestrës, dhurimi i girave nuk është një ide e mirë sepse mund të keqinterpretohet duke u marrë si një dhuratë e cila nënkupton se ai person duhet të humbasë disa kilogramë të tepërt.

Kafshë shtëpiake

Kurrë mos i dhuroni dikujt kafshë shtëpiake për të cilat ata nuk do të kujdeseshin shumë sepse nuk i kanë qeif apo nuk i durojnë dot.

Libra që nuk do të lexohen kurrë

Informohuni përpara se t’i dhuroni dikujt një libër, sepse mbase është zhanri që ai/ ajo nuk do ta lexojë kurrë.

Të dhuroni të njëjtën dhuratë vit pas viti

Tregohuni të kujdesshëm që thjesht…të mos të dhuroni të njëjtën dhuratë mbi një herë.

Veshje të mëdha

Jo, ju nuk keni pse ta shikoni reagimin e një personi të cilit i keni dhuruar një veshje e cila është disa numra më i madh se masa që ai ka.

Kalendar i një viti të kaluar

Edhe pse ndoshta do t’ju duket e çuditshme ka nga ata persona që si dhuratë për festat e fundvitit bëjnë ende kalendarë, viti i të cilëve edhe pse është gabim, ata i bëjnë për shkak të fotove të bukura që kanë.

 

DVD

Dikur të dhurojë një DVD, konsiderohej si një prej dhuratave më të lezetshme. Por ka kohë që kjo dhuratë ka dalë nga moda, duke qenë se teknologjia po ecën me hapa galopantë.

Kuponë të cilëve u ka skaduar afati i përdorimit

Nuk ka asgjë më të bukur sesa t’i dhurosh dkujt një kupon për në nëj qendër estetikë, për në një qendër masazhesh, por nuk ka gjë më të keqe sesa t’i dhurosh dikujt një kupon të cilit i ka skaduar afati i përdorimit.

Para

Fëmijët e vegjël dhe ndoshta edhe adoleshentët mund t’i kenë qeif paratë, por t’i bësh një adulti dhuratë për festat e fundvit një vlerë të caktuar parash, nuk është fare një ide e mirë, sepse konsiderohet si një prej dhuratave më ofenduese, duke qenë se ju nuk keni harxhuar aspak kohë në mendimin e kësaj dhurate.

Krem anti-rrudhë

Do të bënit mirë sikur dhuratën e kremit anti-rrudhë ta zëvendësonit me një locion hidratuese sipas periudhës së vitit në të cilit ndodheni.

Pajisje pastrimi

Kjo është një prej dhuratave më të kota dhe sidmos për festat e fundivitit. Çdokish prej nesh i ka ato në shtëpi.

Një thikë e vetme

Një komplet thikash do të ishte një dhuratë e leetshme, por bëni kujdes të mos dhuroni një thikë të vetme, dhuratë kjo e cila bën pjesë në grupin e dhuratave më të këqija.

Pulovra të shëmtuara

Pulovrat e personalizuara me simbole elemtësh të festive të fundvitit mund të jenë të lezetshme për t’i veshur vetëm gjatë një dite, ditës së festës, dhe më pas shndërrohen në të papërdorshme. Në rast se këto pulovra do të jenë të shëmtuara atëherë ato do të shndërrohen në një prej dhuratave më të këqija që mund t’i dhurohen dikujt.

Tortë e blerë

Edhe pse jo një prej dhuratave më të këqija që mund t’i dorohen dikujt, ju mund t’i ndërroni ato me një tortë të bërë vetë, vlera e së cilës është edhe shumë herë më e madhe.

Veshje të brendshme

Nëse këtë dhuratë juve ia bëni njeriut tuaj të zemrës, nuk do të kishte asgjë të çuditshme. Por nëse ju i dhuroni mbesës suaj veshje të brendshme për festat e fundvitit, kjo po që do të ishte një dhuratë e çuditshme.

Ski

Skitë këshillohet që t’i dhurohen atyre personave që e njohin sportin e skijimit, sepse në të kundërt ju do të shpenzonit kot një shumë të madhe parash sepse askush që nuk do të skijojë nuk do ta merrte përsipër rrezikun të cilin ato mbartin me vete. Në rast se do t’i dhuroni ski një personi të cilit nuk di t’i përdorë ato, atëherë shtojini kësaj dhurate edhe një kurs mësimi për fillestarë.

Suvenire

Interesohuni mirë përpara se të dhuroni suvenire, në mënyrë të tillë që personit të cilat po ia dhuroni të mos t’i bëhen dy njësoj, gjë kjo që do ta bënte fare të pavlefshme dhuratën tuaj.

Donacion për një çëshjte të cilën ju nuk e mbështesni

Kërkoni shumë përpara se të bëni një donacion në emër të një miku tuaj. Ju duhet të dni shumë mirë nëse ai e mbështet atë çëshjte.

Dhurata të vogla plastike

Këto janë disa prej dhuratave që kondierohen si më të këqijat. Në vend të tyre ju mund të dhuroni fare mirë një dhuratë të bërë vetë, një kartolinë me një urim të përzemërt për shembull.

Aromatizues ambienti

Mos bëni gabim t’i dhuroni dikujt një aromatizues ambienti. Do të ishte njësoj sikur t’i thonit që shtëpia e tij mban erë të keqe.

Korse

Mos u tregoni kaq të ashpër, tek e fundit po bëni një dhuratë për festat e fundvitit!

Çorape

E sigurt që po të mundoheni mund të gjeni diçka më të mirë!

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of