Nëse jeni ende të pavendosur se çfarë do t’u dhuroni bashkëpunëtorëve tuaj këtë vit, ndoshta të dini se çfarë të mos dhuroni është një fillim i mirë.
Sipas një sondazhi të ri të CareerBuilder, i zhvilluar online nga Harris Poll në 3.300 punonjës dhe 2.379 profesionistë të burimeve njerëzore, rreth një e pesta (22%) e punonjësve kanë ndër mend të blejnë dhurata për bashkëpunëtorët, ndërsa 21% planifikon të blejë diçka për shefin.
Edhe pse kur bëhet fjalë për dhurata, rëndësi ka mendimi, është më mirë të shmangni dhurata që janë të papërshtatshme, fyese, që mund t’i lënë me gojë hapur kolegët tuaj.
Që të mos bëni hapa falsë, më poshtë është një listë me dhurata që të punësuarit kanë marrë nga një bashkëpunëtor gjatë sezonit të festave, sipas një sondazhi të CareerBuilder e CooperKatz dhe Business Insider.
Dhurata të pamenduara
Pajisje që nevojiten për në punë (stilolapsa, lapsa, kapëse letrash, ngjitëse etj.)
Një stoli të thyer
Bllok shënimesh
Dhurata të dorës së dytë
Një qiri të përdorur Yankee
Këpucë të përdorura tenisi
Një çantë të vjetër shpine me këpucë të përdorura brenda
Dhurata të menduara
Një shampo Axe e shoqëruar me një shënim “shko bëj një dush”!
Një copë karboni
Dhurata katastrofë
Një abazhur të bërë me kuti vezësh
Cd Muzikore të një kolegu
Dhurata (gjallesa)
Peshk
Hardhucë
Dhurata aspak për të qeshur!
Babagjyshin që lëshon gazra
Një elefant të bardhë (në kuptimin e plotë të fjalës)
Një mbajtëse stilolapsash që duket si një viktimë
Një laps gjigant
Biletë false lotarie
Dhurata të papërshtatshme
Bizhuteri
Reçipeta me arrë kokosi
Kamxhik
Dhurata që të bëjnë të mendosh
Një kuti këpucësh me një top pingpongu brenda
Doreza të së njëjtës dorë (mëngjarashe)
Një libër ku mund të mësoni se si të lexoni të ardhmen në letra
Burimi: Business Insider