Sipas studimit disa kile më tepër mund të zgjasin jetën në rastet e diabetit 2. Shkencëtarët e quajnë atë ‘paradoksi i obezitetit, por ju gjithashtu mund të përcaktohet edhe si kontradikta e dobësisë. Thuhet se të dobëtit jetojnë më gjatë, por ata që janë tepër të dobët dhe obezët rreikojnë njësoj për të pësuar sëmundje të zemrës dhe të vdesin më herët se ata që kanë pak kile më shumë. Në të vërtetë, në prani të diabetit të tipit 2, që varet nga ajo cka hamë, topolakët zotërojnë rrezikun më të ulët të vdekshmërisë nga të gjithë. Hulumtimin e mbështet shkolla Hull York Medical School, e cila u ndoq edhe nga hulumtuesit nga Imperial College në Londër dhe Universiteti Federico II të Napolit.
Që pak yndyrë nuk është e rrezikshme ishte dëshmuar tashmë në studime të tjera të llojeve të tjera të sëmundjeve. Paradoksi, megjithatë, është ende pa një shpjegim të plotë edhe pse studiuesit ofrojnë një justifikim të mundshëm në marrëdhënien e çuditshme: ‘Përpara së gjithash diabeti ushqimor, shkaktuar nga stresi metabolik apo obeziteti, mund të ndryshojë rrënjësisht nga ai i pranishminë mungesë të mbipeshës.
Përveç kësaj, pacientët me indeks të masës trupore më të ulët mund të pinë duhan apo alkool duke ndihmuar në rritjen e rrezikut. Së fundi, obezët përgjithësisht janë më të monitoruar në mjekësi dhe kështu kryhen diagnoza të parakohshme më lehtë ‘.
Autorët theksojnë: ‘Ne kemi gjetur se në krahasim me ata me peshë normale, ata që janë nën peshë kanë një rrezik më të madh për të vdekur, dhe ata që kanë disa kile më tepër jetojnë më gjatë. Por kjo nuk do të thotë se ata të cilët kanë diabet duhet të majmen pak dhe mbetet i vlefshëm parimi se pacientët duhet të vazhdojnë të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme, që është elementi i njohur më mbrojtës për shëndetin. Hulumtimi ka në fakt një kufi: nuk ka hetuar se çfarë lloj aktiviteti fizik kanë kryer subjektet e studiuara dhe nëse kanë përdorur medikamente për të ruajtur nën kontroll kolesterolin’.