Popullsitë jetë-gjatë të së ashtuquajturave zona blu të planetit, nën studim për më shumë se tridhjetë vjet, kanë të përbashkëta disa aspekte të ushqimit në kohë. Midis tyre, të ushqyerit gjithmonë në të njëjtën kohë. Dhe në të njëjtën hapsirë kohore: rreth 12 orë. Tani edhe shkenca e konfirmon: kjy hark kohor, nëse respektohet së bashku me intervale të rregullta mes vakteve, rregullon metabolizmin, parandalon akumulimin e yndyrës dhe tendencën për diabet, humbet kilet e tepërta pa ndryshuar menunë. Shkenca e ka vërtetuar mbi minjtë me një studim të gjerë rezultatet e së cilit janë publikur në revistën e specializuar Cell Metabolism botuar sërsih nga Neë York Times Magazine.
Ora biologjike e vakteve
«Te ushqyerit në një interval të kufizuar kohor jo vetëm që ka vepruar mbi parandalimin, por edhe ka ndikuar në reduktimin e peshës mbi personat të cilët tashmë kishin kile ekstra, ‘thotë Satchidananda Panda, një nga hulumtuesit e Salk i cili mbikqyri studimin.
Pra jo vetë dietë por modeli i ushqimit bazuar në kohë, duket se ndikon në balancimin e metabolizmit, duke shmangur kilet shtesë dhe sëmundjet metabolike. Hipoteza konsiston në faktin se momenti kur ushqehemi, ushqimi influencon orën e brendshme të trupit.
«Oraret e vakteve kanë efekt më të madh mbi ritmin ‘circadian’ (që i përket apo ndodh në një hark kohor prej 24 orësh) të cikleve dritë dhe errësirë ‘, thotë Panda. Dhe ritrmi circadian nga ana e tij ndikon në funksionimin e shumë gjeneve në trup të cilat janë të njohura në përfshirjen e hormoneve dhe metabolizmit. Jetëgjatët, të dobëtit, të shkathtit dhe të shëndetshmit edhe pas 80 vjetësh, pa e ditur kanë si traditë kulturore të respektojnë orën e tyre biologjike, ritmet circadian të vakteve të tyre. Duke ruajtur intervalin e të ushqyerit në një hark kohor prej 12 orësh, apo më pak, në ditë. Ora nis me filxhanin e parë të kafesë me qumësht dhe sheqer në mëngjes.