Seria e dytë e SUV-it të madh Audi, në shitje prej verës së ardhshme, shkurtohet. Në pritje të një modeli të mundshëm Q9
Ajo që do të zbulohet në Sallonin e parë automobilistik të vitit 2015 është një Q7 shumë e ndryshme nga modeli me paraqitje imponuese aktualisht i pranishëm në treg. Q7 dobësohet (flitet për mbi 350 kg të humbura) dhe shkurtohet gjatësia (gati rreth 10 centimetra), për t’i bërë vend një versioni të mundshëm me përmasa të mëdha, me shumë gjasa i ideuar për të pushtuar tregjet amerikano-veriore dhe aziatike. Impakti i parë i modelit të ri është shumë i ndryshëm: më e ulët, por mbi të gjitha më e mprehtë, Q7 duket se dëshiron të ngjajë më tepër me një A6 me lartësi më të madhe nga toka sesa me një SUV extralarge, megjithëse ruhet hapësira për shtatë persona. Nga pikëpamja stilistike, ato që ndryshojnë përveç formës, janë kryesisht maskerina, fenerët dhe linja anësore. Për sa i përket anës mekanike, vlen të përmendet përdorimi, për të parën herë, i Mlb Evo (platforma modulare e destinuar për motorët gjatësorë) dhe debutimi i një versioni hibrid plug-in.
- GRILA
Korniza është e ngjashme me atë të Q3 të sapo ristilizuar, duke lënë mënjanë variantet tredimensionale të disa modeleve koncept
- FENERËT
Sinjalet anësore hollohen dhe arrijnë deri tek grila. E ndryshuar edhe forma e grupeve optike të pasme
- PJESA ANËSORE
Relievi që shtrihej mbi doreza sheshohet dhe rishfaqet pak më lart, duke krijuar një shkallë poshtë xhamave anësorë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.