E PERDITESUAR/ Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA) vlerëson Shqipërinë si, një vend të mirë për të bërë biznes, por nga ana tjetër shprehet se, situata aktuale e bizneseve nuk inkurajon investime të reja.
Kjo përshtypje e shoqatës gjermane të biznesit është dhënë në kuadër të prezantimit të rezultateve të anketimit të vitit 2015 për Klimën e Biznesit në Shqipëri, sesa tërheqëse është Shqipëria si vend për investime. Ambasada Gjermane në njoftim për median ka dhënë përmbledhjen, duke u shprehur se, situata në të cilën po kalon klima e biznesit në vend nuk favorizon investimet e huaja.
Drejtoresha e DIHA-s, Annete Kasten tha gjatë konferencës së sotme se krahasuar me një vit më parë Shqipëria vlerësohet më mirë si vend për të bërë biznes, por aktualisht të anketuarit nuk janë të inkurajuar për investime të reja.
Sipas shifrave të bera publike në raport, 19 % e të anketuarve e vlerësojnë “më mirë” situatën ekonomike, ndërkohë që vitin e kaluar këtë vlerësim e kishin vetëm 13 % e biznesve. 34 % e kompanive vlerësojnë situatën ekonomike si “të kënaqshme”, ndërkohë që 47 % e të anketuarve e vlerësojnë atë “si negative”, vlerë kjo që në vitet 2013 e 2014 ishte mbi 60%.
Kasten theksoi se përsa i përket së ardhmes së ekonomisë shqiptare në përgjithësi, kompanitë shpresojnë në përmirësimin e situatës. Vlerësimet e faktorëve, të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinac
Më pak pozitive duket të jetë situata e vetë bizneseve. Vetëm 23 % e bizneseve deklarojnë se situata e tyre është përmirësuar, ndërkohë që në vitin 2014 kjo shifër arrinte në 36 %. Për 48 % të të anketuarve situata ka qëndruar e pandryshuar, ndërsa 29 % e tyre e shohin si të përkeqësuar .
Ky anketim vjetor, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s, paraqet një vlerësim të vitit të shkuar si dhe një parashikim për vitin në vazhdim. Element i rëndësishëm i këtij pyetësori është vlerësimi i faktorëve, të cilët janë vendimtarë në zgjedhjen e një vendi për të investuar.
Anketimi për Klimën e Biznesit është një realizim i përbashkët dhe me të njëjtën gamë pyetjesh, i 16-të Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë në Europën Qëndroje dhe Juglindore dhe plotësohet në të gjitha vendet e rajonit në të njëjtën kohë.
Shoqata Gjermane e industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është një shoqatë e pavarur, e krijuar nga kompani të ndryshme në përputhje me legjislacionin shqiptar, me seli në Tiranë. DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe jep konsulencë për kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe zhvillime të tregut. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK). AHK ka në të gjitha ato vende, të cilat janë me interes për ekonominë gjermane, pra në 90 shtete me rreth 130 zyra në të gjithë botën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.